Bomba e Artan Hoxhës/ Kush është Landi i Mirasit, informatori i gazetarit që u vra me plumb në kokë

0
149

Gazetari investigativ Artan Hoxha, bëri pasditen e sotme; i ftuar në studion e News 24; një deklaratë shumë të fortë, ku ndërsa fliste për raportin e fundit të policisë italiane që ka evidentuar 363 parcela droge në Shqipëri, ai tha se ndërsa investigonte për parcelat e hashashit në Devoll, vetëm dy muaj më pas informatori i tij u rrëmbye nga shtëpia në orën 23.00 të mbrëmjes dhe u ekzekutua me plumb në kokë, duke u hedhur në krah të rrugës nacionale Korçë-Devoll. Edhe pse Hoxha tha se nuk do të jepte për momentin detaje se kush është informatori, Opinion.al zbardh se ai është shtetasi Jani Kollçinaku, ose ndryshe Landi i Mirasit, banues në Miras të Devollit. Landi i Mirasit i njohur për lidhjet e tij me narkotrafikun u gjet i vrarë mëngjesin e 20 dhjetorit 2015 në krah të rrugës Korçë-Devoll shumë larg banesës së tij, i qëlluar me një plumb në kokë. Çka ngriti dyshimin te policia se viktima është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar disa kilometra larg banesës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here