Sot nis bashkimi i Mitrovicës, pas 16 vitesh

0

i

MITROVICE-Pas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet Ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe Kryenegociatorit, Marko Djuric, implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë lidhur me urën në Mitrovicë do të fillojë sot, e diel, 14 gusht 2016. Kështu bën të ditur Bashkimi Evropian, duke u shprehur se puna ndërtimore në urë do të fillojë sot në mëngjes në orën 10:00 duke iu afruar vendit te punes përmes rrugës në pjesën jugore. “Rivitalizimi i urës, investim ky në vlerë mbi 1.2 milion euro dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej. Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BE-së. Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015. Bashkë me të dy kryetarët e komunave, një grup punues do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet mbizotëruese politike dhe të sigurisë në ato komuna gjatë dhe pas procesit të rivitalizimit. “Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt”, përfunndon njoftimi. Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, saktësisht që nga përfundimi i luftës së Kosovës, po fillojnë punimet për lirimin e urës së Mitrovicës. Sot pritet të fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumen Ibër në Mitrovicë. Kështu ka bërë të ditur ministrja për Dialog Edita Tahiri e cila tha se plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë. Ndërkohë është zyra e BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar për zbatimin e marrëveshjes. Punimet të cilat do të nisin sot, do të realizohen nga “Sintek-K-ing” , një kompani e kontraktuar nga ana e Bashkimit Evropian.

Lini nje pergjigje