Hidhet në shinat e trenit ti japë fund jetës, shpëton mrekullisht shqiptari në Itali

0
184

U hodh në shinat e trenit për ti dhënë fund jetës, por ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në stacionin e “Sestri Ponente” në Genova, ku një shqiptar 58-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Shqiptarin e ka shpëtuar ndërhyrja e policisë hekurudhore dhe më pas edhe e zjarrfikësve, ndërsa emri i tij nuk është bërë i ditur.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e “San Martinos”, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here