Arrestohet 16-vjeçari, autor i disa vjedhjeve

0

Një 16-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë së Tiranës. Ai është autor i disa vjedhjeve në kryeqytet. 16-vjeçari D.B gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, në rrugën “Frosina Plaku”, i ka vjedhur çantën shtetases L. R.

Loading...

Në çantë ajo kishte 20 mijë lekë të reja, një telefon celular, orë dore dhe disa sende të tjera personale. Por hetimet kanë nxjerrë që 16-vjeçari është autor i të paktën dy vjedhjeve të tjera.

Kështu në 8 gusht, rreth orës 16:00, në rrugën “Skenderbej”, ai është futur në banesën e shtetases L.M dhe i ka vjedhur telefonin tip “I-phone”.

Një ditë më pas, në datën 9 gusht rreth orës 18:00 16-vjeçari ka vjedhur një dyqan në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ku ka marrë 50 mijë lekë të reja. 16-vjeçari edhe më parë ka qenë i arrestuar për vjedhje.

Loading...

Lini nje pergjigje