Vrasja me skaf në HImarë,zbulohet video kur Kuçi sjell trupin e turistit rus(VIDEO)

0
153

Hetimet për vrasjen e turistit rus, Denis Kaiumov, janë ende në zhvillim e sipër, ndërsa prokuroria ka arrestuar biznesmenin Fatmir Kuçi, si të dyshuarin kryesor për këtë ngjarje të rëndë.

Ai thotë se nuk e ka kryer krimin dhe se turistin rus e gjeti në det dhe solli në breg. Tv Klan ka mundur të sigurojë edhe pamjet kur Kuçi me skafin e tij sjell turistin në breg. Pasi e nxjerrin nga skafi, me mjete rrethanore atë e kanë futur në një ambulancë.

Për biznesmenin gjykata e Vlorës ka dhënë 20 ditë burg, deri sa organi i akuzës të sigurojë provat e mjaftueshme për ta mbajtur më gjatë në qeli.

Vetë Kuçi ka thënë para prokurorëve se trupin e rusit e gjeti një milje larg bregut, megjithëse zona e pushuesve për të notuar është 200 metra.

Në dosjen hetimore ky fakt është ende i papërcaktuar. Prokurorët thonë se në mjetin lundrues në pronësi të biznesmenit kishte njolla gjaku, por avokati i tij sqaron se ato janë për shkak të transportimit të trupit të plagosur.

Biznesmeni ka dëshmuar se në zonën ku u gjet trupi i turistit të plagosur ka pasur edhe mjete të tjera lundruese që duken edhe në këtë video.

Kuçi ka bërë padi në prokurori ndaj oficerit të policisë gjyqësore, sepse sipas tij ai nuk është munduar të thellohet te faktet dhe po e mban padrejtësisht në burg. /TV KLAN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here