Rikonfirmohet si pasardhës i Ramës/ Erion Veliaj nxjerr jashtë loje Saimir Tahirin

0
207

Rivaliteti mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri vijon të jetë ende i fortë. Teksa duket se aktualisht politika ka rënë në qetësi dhe të gjithë janë me pushime, beteja për pasardhësin e Ramës vijon çdo ditë, por duket se Veliaj po e nxjerr krejt jashtë loje ministrin. Ditët e fundit kryebashkiaku është bërë tepër protagonist dhe nga ana tjetër Tahiri ka humbur fare. Të dy aspirojnë që pasi Rama të largohet, të zërë vendin e tij. Kjo betejë ka vite që ndodh dhe Rama në disa raste ka qenë neutral duke mbështetur herë njërin dhe herë tjetrin. Por ditët e fundit është dukur qartë se njeriu më pranë Ramës është Erion Veliaj. Vetëm 5 ditë më parë Rama thuri elozhe për të dhe promovoi projektin për parkimin në sheshin “Skënderbej”. Veliaj prej disa javësh e kishte paralajmëruar këtë projekt dhe Rama e ka promovuar dhe vlerësuar. Por nga krahu tjetër kemi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili prej ditësh ndodhet në sulm frontal. PD e akuzon atë për lidhje me trafikun e dogës, teksa ka nxjerrë dhe emra shefash komisariatesh. Nga ana tjetër dhe LSI e ka kritikuar mbi grabitjet që kanë ndodhur së fundmi, ajo e Rinasit, por dhe e bankës. Por interesant është fakti se ndryshe nga herë të tjera, Rama këtë herë nuk ka dalë të mbrojë ministrin. Nga ana tjetër dhe vetë Tahiri këtë herë ka vendosur të heshtë dhe të mos dalë fare në media. Kjo gjë po shfrytëzohet fare mirë nga Veliaj, i cili çdo ditë del në media dhe në rrjetet sociale. Hera e fundit kur Rama doli në mbrojtje të Tahirit ishte në qershor, ku Tahiri nisi sulmet ndaj gjyqësorit për shkak të hetimeve për pajisjen e përgjimit. Deklarata e Ramës në atë kohë duket se ishin përshëndetja e lamtumirës për ministrin e Brendshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here