Moyes Jonuzajt: “Boll fajësove të tjerët për periudhën e keqe ku po kalon”

0
152

Januzaj me shumë mundësi do të aktivizohet në “Etihad Stadium” pas ribashkimit me Moyes, trajnerin që e futi për herë të parë në ekipin e parë të Manchester United. Që nga ajo kohë ylli i Januzajt nuk ndriçon më aq fort, teksa sulmuesi anësor nuk arriti të bindë Louis van Gaal apo Jose Mourinho. “I kam thënë Adnanit, se duhet të ndalojë të fajësojë të tjerët për gjërat që i kanë shkuar keq. Ky huazim është paksa një risk. I kam thënë adnanit t’i gjejë gabimet te vetja dhe të ndryshojë; nuk mund të jetë gjithmonë faji i trajnerit për mungesën e aktivizimit,” shprehet Moyes.

“Adnani duhet të pyesë a është përgatitur ashtu siç duhet, a është në kondicionin e tij më të mirë, a është stërvitur ashtu siç duhet? Dhe kur të zbresë në fushë, a ka luajtur ashtu siç duhet? në shumicën e çështjeve, përgjigja është ‘jo’.” Megjithatë ai është shumë i lumtur që ka belgun në ekip. “Ai luan me të dy këmbët dhe është një ardhje e madhe pasi rrit kualitetin e skuadrës. Do të mundohem ta rikthej në nivelin që ishte para dy vitesh. Ai ka aftës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here