Shfaqen të dhëna për një luftë të re

0
117

Rusia dhe Ukraina janë sërish në prag të një përplasjeje të armatosur, teksa është rikthyer tensioni mes dy vendeve në krahinën e Krimesë.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka urdhëruar njësitë ushtarake në kufi me Krimenë të qëndrojnë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë për luftë.

Vendimi është marrë gjatë një takimi, që presidenti mbajti me krerët më të lartë të ushtrisë, që u zhvillua pas akuzave të Moskës se Kievi po përgatitet për sulme terroriste në Krime.

Një ditë më parë, Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, deklaroi se një grup personash janë infiltruar në Krime, përmes kufirit ukrainas dhe po përgatiteshin për të goditur zonat strategjike të saj.

Kievi zyrtar i mohoi akuzat për sulme terroriste, ndërsa e akuzoi Moskën për provokim. Nga ana tjetër, vetë presidenti Putin tha të mërkurën se Ukraina është kthyer në një vatër të terrorizmit.

Dy shtetet janë përplasur ushtarakisht, pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, ndonëse pjesa më e madhe e Shteteve të Kombeve të Bashkuara e njohin këtë gadishull ende si pjesë të territorit ukrainas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here