Gara për Dibrën, PS vendos kandidatin e saj përballë Sherefedin Shehut

0
133

Partia Socialiste nuk e ka bërë ende zyrtar vendimin e saj se kush do ta përfaqësojë në zgjedhjet e Dibrës, por vendimi është marrë. Ai është Dionis Ymeraj, përfaqësues i Partisë Socialiste, aktualisht me detyrë Drejtor i Tatimeve në Bashkinë e Peshkopisë, raporton ‘TCh”. Zoti Ymeraj nuk është një figurë kombëtare, por ai njihet si një njeri me reputacion në zonën e Dibrës. Dionis Ymeraj do të ketë një garë të vështirë për disa arsye. Së pari, ai do të kandidojë në një bashki me imazh të cënuar për shkak të ish-kryetarit Shukri Xhelili. Së dyti, ka përballë nga opozita një kandidat me reputacion në shkallë kombëtare si ish-pjesëtar i kabineteve qeverisëse dhe një nga zërat më seriozë të kampit demokrat në fushën e financave. Së treti, ka një mungesë entuziazmi nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Pak ditë më parë, Ilir Meta tha se zgjedhja e kandidatit të Dibrës ishte një çështje lokale dhe vendimi do të merrej në nivel lokal. Në nivel lokal dy partitë nuk kanë marrëdhënie të mira, për shkak se në nivel lokal ka një përplasje lokale mes njerëzve me influencë të deputetëve lokale Ulsi Manja dhe Përparim Spahiu. Ndërkaq KQZ regjistroi 20 subjekte politike për zgjedhjet e pjesshëm vendore në Dibër, ndërsa u lanë jashtë procesit 5 të tjera. Në mbledhjen e radhës KQZ caktoi kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ që do të menaxhojnë procesin zgjedhor më 11 shtator në Dibër. Ndërkohë afati i fundit që kanë partitë politike për të regjistruar kandidatët e tyre për garën për kryetar të bashkisë së Dibrës është 19 gushti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here