Dalohet për 30 minuta se po lëvizte pas një eskorte, deputetja e PD-së: Shko mblidh hashashin… (VIDEO)

0
144

Deputetja e PD-­së, Albina Deda ka postuar një video në “Facebook” ku tregon momentet e ndalimit të saj nga ana e Policisë Rrugore në Lezhë. Në video dëgjohet biseda me efektivin e Policisë Rrugore. Ajo ishte e shoqëruar me bashkëshortin e saj dhe fëmijën në automjet. Videoja nuk e shfaq të gjithë bisedën, por dëgjohet momenti kur deputetja i kthehet policit rrugor: “Shko e mblidh hashashin, kaq po të them”. Ndërkohë, më herët ajo dhe bashkëshorti i kanë thënë policit se ndalimi i tyre ishte një turp. Nga ana tjetër, deputetja e PD­së pretendon se është ndaluar për 30 minuta, pasi po lëvizte pas një eskorte. Ajo madje sulmon policin rrugor duke thënë se kishte marrë urdhra nga lart për ta ndaluar.

https://www.facebook.com/albina.deda.376/videos/vb.100005680024590/496821550517175/?type=2&theater

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here