PS – LSI, të ndara për Vetting -un

0
152

Divergjencat që u vune re brenda koalicionit të majtë gjatë negociatave për Reformën në Drejtësi, duket se nuk janë sheshuar ende. Këtë të enjte, kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në Twitter deklaron se; “Ligjërimi politik se me Vetting do ndreqet vendimmarrja e gjykatave është më i gabuari i mundshëm! Vetting nuk është hakmarrje politike..!”

Një qëndrim ky i Ministrit të qeverisë Rama, që bie ndesh me deklaratën që selia rozë bëri një ditë më parë, sipas së cilës Vetting është zgjidhja e vetme për largimin nga sistemi gjyqësor për gjyqtarët e korruptuar.

Një deklaratë kjo që erdhi si përgjigje për demokratët, që e akuzuan Kryeministrit se po kërcënon gjyqtarët me procesin e Vetting -ut në mënyrë që kërkesa e saj për të shpallur si të pavlefshëm dekretin e Presidentit, për shpallën e datës 11 Shtator, si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër, të pranohet nga Gjykata Administrative.

I kontaktuar, Ministri Manjani thotë se postimi i tij shpreh një qëndrim në parim që nuk lidhet dhe nuk prek  askënd.

Fakti që vjen një ditë pas deklaratës së aleatit të madh të LSI, Partisë Socialiste, nuk duket thjeshtë si një qëndrim parimor, aq më shumë kur prej ditësh tashmë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim shfaqin hapur qëndrime kritike ndaj ministrave socialistë.klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here