Ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë, nga sot hyjnë në fuqi

0

 

Nga sot hyjnë në fuqi Kushtetuta e re e Shqiperisë e ndryshuar në 46 nene të saj me konsesus të plotë, mesnatën e 21 dhe 22 korrikut.

Reforma në drejtësi dikton se institucioni i parë që duhet të ngrihet 5 ditë pas  hyrjes në fuqi të ndryshimeve është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pra brenda datës 16 gusht.

Presidenti gjendet në pamundësi për të ushtruar këtë kompetencë, pasi ligji i vlerësimit të gjytarëve nga ku do të zgjidhen anëtarët e KED, ende nuk është miratuar. Për të zgjidhur ngërçin, kreu i shtetit është takuar me përfaqësues të partive politike dhe konstitucionaliste, por ende pa rezultat.

Veprimi i dytë që Byron nga Kushteteta e re, është emërimi  anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në gjykatë emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë.

Insitucioni i tretë që do të ngrihet është Inpektoriali i Lartë i Drejtësisë, inpesktori i të cilit zgjidhet 6 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.

Brenda një afati prej 8 muajsh nga 11 gushti duhet të ngrihen edhe dy institucionet e tjera të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Pavarësisht hyrjes në fuqi të reformës në drejtësi, zbatimi i saj duket se do të marrë kohë. Kjo pasi politika deri më tani është shprehur e gatshme që brenda gushtit të miratojë vetëm 3 nga 7 ligjet e paketës së emergjencës që e bëjnë atë të zbatueshëm, duke nisur me ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky ligj tashmë është në duart e ekspertëve, dhe duhet të rikthehet sërish në komisionin e posaçëm të reformës, që më tej do t’ia përcjellë kuvendit.

Së paku deri në 16 gusht, kohë kur skadon edhe afati i kreut të shtetit për emërimet në KED, është njoftuar se nuk do të ketë seancë.

Politika duket se do të duhet të ndërthurë ditët e pushimeve me ditët e punës, për të shmangur ngërçet që mund të vijnë për shkak të mosgjetjes së dakordësi për miratimin e paketës ligjore që e bën të veprojë reformën në drejtësi.

Lini nje pergjigje