Ja përse vajzat shkojnë dyshe apo grup në WC-të e clubit

0
212

Njëra ndër gjërat të cilat në takime dinë të bëhen të mundimshme janë tollovitë e papara në WC-të e femrave. Dy janë shkaqet për këtë: vajzat në WC nuk shkojnë vetëm të kryejnë nevojat e domosdoshme, por edhe të bëjnë grimin, të ndërrojnë çorapet nëse u janë shqyer, të bisedojnë në celularë, të merren me thashetheme…

 

Dhe në WC kurrë nuk shkojnë vetëm.

 

Ky nuk është takim i zakonshëm në WC, por shumë shpesh duket sikur organizim i ndonjë ngjarjeje.

 

Ndodh që njëra nga vajzat vërtet të ketë nevojë të “vizitojë” WC-në. Shoqja e saj vendos ta shoqërojë, thjesht sa për të shëtitur pak, për të parë në mos është ndonjë mike e vjetër, ndërkaq e shfrytëzon rastin edhe të përmirësojë grimin e vet, “të qëndrojë para derës, që të mos hyjë dikush brenda.

 

Kur të shkojnë në ndonjë klub apo restorant të ri, më parë e lokalizojnë WC-në. Kur hyjnë brenda, më parë vlerësojnë se cila kabinë është më e pastër, ku ka letër higjienike dhe ku kundërmon më pak.

 

Pasi ta gjejnë kabinën e lirë, fillon një fjalosje e vogël se cila duhet të hyjë e para, përkatësisht cilës i është më “urgjente”. Pastaj shkohet te lavaboja për t’i pastruar duart.

Mbi lavabo, zakonisht gjendet pasqyra, ku është rasti më i mirë që tëqesin edhe një shtresë maskaraje dhe buzëkuqi, të heqin hijesimin e shlyer, të spërkatin edhe pak parfum, të përmirësojnë grimin.

 

Natyrisht shoqet shfrytëzojnë rastin qënjëra-tjetrës t’i tregojnë se a është çdo gjë në rregull. Por i japin këshilla se si ajo tjetra të duket edhe më mirë.

 

Derisa i bëjnë këto gjëra, patjetër tregojnë edhe ndonjë thashetheme për ekipin me të cilin janë, për vuajtjet dashurore, por edhe për planet se ku të shkohet më tutje. Jo rrallë mund të ndodhë të takojnë ndonjë të njohur, ish-kolege apo ish-mike.

 

Zgjidhja më e mirë për vajzat të cilat vërtet kanë nevojë t’i kryejnë nevojat fiziologjike është kabina në WC-në e meshkujve. Aty gjithmonë është qetësi, e vetmja gjë që u nevojitet është të marrin guximin për të kaluar pranë radhës së guaskave ku urinojnë meshkujt, të cilat rrallë mund të jenë të zbrazëta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here