Itali/ Kapet i riu shqiptar me 150 mijë euro drogë

0
128

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Torino. Në pranga ka përfunduar 22-vjeçari, Klodjan Zotaj. Ai monitorohej prej kohësh nga policia. Fillimisht atij i janë gjetur në xhep dy qese të vogla me kokainë si dhe dy çelësa.

Pas kontrollit të një prej banesave, policia ka gjetur disa çanta me kokainë dhe marijuanë si dhe materiale për ndarjen e drogës.

Në banesën tjetër, që hapi çelësi i dytë, policia gjeti materiale të ndryshme për paketimin e drogës, 1.900 euro si dhe një kartë identiteti rumune, e falsifikuar.

Gjithsej policia ka kapur 6 kg drogë, 2 kg kokainë dhe 4 kg marijuanë. Sipas policisë lënda narkotike nëse hidhen në treg kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here