Gjenet nuk ju bëjnë të pasur, por ambienti familjar ndikon

0
144

Kërkuesit më në fund mendojnë se i kanë dhënë fund debatit nëse lind me gjenet e pasurisë apo e arrin suksesin, bazuar te mjedisi ku jeton. Ata mbështesin teorinë se familja ndikon më shumë se gjenet.

Nëse prindërit tuaj janë të pasur, atëherë edhe ju keni më shumë gjasa të jeni po ashtu të pasur. Mund të trashëgoni nga ata paratë, por jo gjenet që ju shtyjnë drejt pasurimit të mëvonshëm në jetë.

Shkencëtarët kanë debatuar prej kohësh nëse pasuria është çështje gjenetike apo kulture, në të cilën rriten fëmijët.

Tanimë, një studim i ri pretendon se i ka dhënë zgjidhje debatit. Edukimi dhe procesi i rritjes janë shumë më të rëndësishme sesa natyra, kur vjen puna për të grumbulluar pasuri.

“Biologjia e trupit është një faktor i vogël në pasuri”, thotë Kaveh Majlesi, një profesor i ekonomisë në Universitetin Lund të Suedisë dhe bashkautor i studimit.

Studime të mëparshme janë përpjekur të zbulojnë një “gjen pasurie”, i cili mund të shpjegojë se si karakteristikat gjenetike bëjnë që pasuria të transmetohet.

Megjithatë, studimi më i fundit zbuloi se pasuria e një fëmije të birësuar – përpara se të merrte një trashëgimi – është e ngjashme me atë që kanë prindërit birësues, në vend të pasurisë së prindërve biologjikë.

Studimi analizoi të dhëna nga 2519 fëmijë suedezë, të cilët u birësuan nga viti 1950 deri më 1970-n. Kërkuesit më pas i krahasuan këto të dhëna me pasurinë e përgjithshme të të rriturve në Suedi nga viti 1999 deri në 2007-n.

Kjo i lejoi shkencëtarët të krahasojnë pasurinë e të rriturve të adoptuar me pasurinë e prindërve biologjikë dhe atyre birësues, shkruan Shqip. Prindërit biologjikë ishin zakonisht më të rinj, më të varfër dhe më pak të arsimuar, sesa prindërit birësues.

Kërkuesit zbuluan se prindërit birësues kishin 1.7 deri në 2.4 herë më shumë efekt në pasurinë e fëmijëve të adoptuar, krahasuar me prindërit biologjikë. Profesor Majlesi, megjithatë, tha se mund të kishte qenë më i fuqishëm në shtete si SHBA-ja, sepse atje ka më tepër pabarazi ekonomike.

Zbulimet tona sugjerojnë se kalimi i pasurisë nuk ndodh për shkak se fëmijët e familjeve të pasura janë për nga ana gjenetike më të aftë në këtë drejtim”, thanë kërkuesit.

Të varfrit që u bënë të pasur

“Paraja sjell paranë”, por këta persona, për të cilët do të lexoni më poshtë, nuk kishin asnjë kacidhe derisa arritën të bëjnë miliarda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here