Dëbohet 34-vjeçari shqiptar, dyshime për lidhje me ISIS

0
124

34-vjeçari shqiptar, Sajmir Hidri është dëbuar nga Italia. Autoritetet e vendit fqinj zbuluar se, ndërtuesi shqiptar kishte filluar të ndiqte “praktika fetare të ashpra”. Urdhri është dhënë nga Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano.

Ne kemi vendosur për një tjetër dëbim për arsye të sigurisë kombëtare”, tha Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano. Dëbimi i shqiptarit e çon në 108 numrin e personave të larguar me detyrim nga Italia, që në vitin 2015.

Mediat italiane shkruajnë se Sajmir Hidri jetonte në komunën e Vigarano Mainarda prej 14 vitesh. Nga hetimet ka rezultuar se ai bënte një jetë të dyfishtë mes biznesit të ndërtimit të vilave dhe afrimit me ISIS.

Policia ka pyetur banorë të zonës dhe të njohur të tij, që tregojnë se së fundi ai kishte rritur mjekrën dhe kishte ndryshuar sjellje duke u izoluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here