Java e parë e gushtit, 8-14. Ja cfarë thonë yjet për ju

0
158
DASHI21. mars – 20. prill

Priten ndryshime pozitive këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni me shume dite te mbushur me entuziazëm dhe emocione. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do munden dot te fiksohen pas dikujt duke humbur kështu mundësi te mira. Me shpenzimet tregohuni realiste sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Huat shmangini me çdo kusht. Shëndeti do mbetet gjithë kohës i mire. Do keni rezistence te mire fizike dhe morale. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me te qete. Ne pune do jeni me te motivuar dhe do keni energjinë e duhur për te hedhur hapat e duhura. Jeta familjare do jete e kënaqshme. Do ndiheni mire ne çdo moment.

DEMI21. prill – 21. maj

Neptuni do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe debatet me partnerin do jene me te shpeshta. Do jeni me te drejtpërdrejtë nga sa duhet dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohe kane pe t’i humbur mundësitë e mira. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi here pas here, por ne përgjithësi gjendja do mbetet e mire. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje pasi nuk do jete aspak i mire. Ne pune do jeni me te motivuar dhe keni për te pasur goxha arritje. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’iu pengojnë. Familja do jete gjithë kohës e qete.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Ka rrezik te kaloni një periudhe te tensionuar këtë jave juve qe jeni ne një lidhje. Do debatoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do e ulni hundën për asgjë. Beqaret do kenë një dite te mbushur plot vështirësi dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Nëse keni parashikuar te bëni blerje apo investime për ne shtëpi, bëjeni këtë jave sepse influenca e yjeve do jete pozitive. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do jeni gjithë kohës ne forme te shkëlqyer dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do bëni ndryshime rrënjësore te projekteve dhe keni për te pasur me shume arritje. Edhe pse pak vone me mire se kurrë. Jeta familjare do jete shume e këndshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Do ju ndryshoje shpesh humor këtë jave ju te dashuruarve dhe nuk do kaloni vetëm dite te mira me partnerin. Here do debatoni e here do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do jene gati edhe për aventura edhe për lidhje serioze. Mundësitë do jene te mira. E rëndësishme është ka qe nuk do qëndrojnë me vetëm. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm sepse po e tepruat situata mund te behet delikate. Për shëndet me te mire duhet te shtriheni e te qetësoheni here pas here, te ushqeheni mire dhe te praktikoni aktivitet fizik. Ne pune do jeni profesioniste dhe keni për te arritur majat e suksesit. Bravo për guximin dhe vendosmërinë e arritur. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Pasioni do ndizet fuqishëm këtë jave për ju te dashuruarit dhe do kaloni momente fantastike pranë partnerit. Nuk do doni aspak te ndaheni prej tij. Beqaret do e shohin me një sy tjetër një mik te vjetër dhe mund t’i shprehin edhe ndjenjat gjate fundjavës. Me financat do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa dhe nuk i kufizoni shpenzimet. Duhet te mendoni edhe për te ardhmen. Gjendja shëndetësore do jete e kënaqshme. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi, madhe edhe dhimbja e kokës, qe keni pasur se fundmi, do ike. Ne pune gjerat do fillojnë te ecin mire. Do jeni energjike dhe te pandalshëm ne çdo moment. Marrëdhënia ma familjaret do jete fantastike.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Mos bëni gabim te flirtoni me persona te tjerë gjate kësaj dite sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do ndikohen pozitivisht nga Hëna dhe mund te fillojnë lidhje romantike. Gjithçka do ndodhe ne mënyrë te papritur dhe emocionet do jene me te forta. Financat do jene goxha delikate ditët e para. Me zor do arrini t’i vini fre vetes dhe vetëm ne fundjave situata do përmirësohet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Beni një kontroll tërësor për te pare me mire gjendjen. Ne pune duhet te mobilizoheni dhe t’i çoni ne rrugën e duhur projektet e nisura. Ne familje do mbizotërojë harmonia ne çdo moment.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jupiteri do ndikoje mjaft pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni problemet qe keni pasur me partnerin. Pas te martës gjithçka do jete me ndryshe dhe do kaloni edhe me shume momente intime me partnerin. Edhe beqaret do marrin bekimin e yjeve dhe do mund te realizojnë takimet e ëndrrave te tyre. Financat mund te jene disi delikate ditët e para, por me kalimin e kohës situata do filloje te normalizohet. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga koka, muskujt dhe shpina. Ne pune do jeni tejet profesioniste dhe keni për te pasur arritje te jashtëzakonshme. Edhe ne familje gjithçka do ju ece për mrekulli.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Gjate kësaj jave do bëni gjera te çmendura me partnerin tuaj dhe keni për te përjetuar emocione te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishit menduar se gjerat mund t’iu shkonin kaq mire. Beqaret nuk do i qëndrojnë dot indiferente disa personave dhe mund te fillojnë te njihen me tepër me ta. Ne planin financiar gjendja do filloje te stabilizohet pas gjithë përpjekjeve qe keni bere. Shëndeti nuk do jete i mire. Jupiteri do ndikoje negativisht dhe do keni shqetësime. Merrni masa për t’u mbrojtur ndaj problemeve. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe asgjë nuk do ju pengoje te ecni ne drejtimin e duhur. Bravo edhe për vendosmërinë. Jeta familjare do jete e ngrohte.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jave e vështirë do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do debatoni ashpër me partnerin edhe për gjera elementare. Po e pate qe nuk mundeni dot te merreni vesh, me mire qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit qe te reflektoni. Beqaret do kenë takime interesante, por vetëm kaq. Do ju duhet ende te presin për ndryshime tërësore te statusit. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe gjendja do mbetet e mire. Gjithsesi shpenzimet kryejini me maturi. Shëndeti do ketë disa probleme. Mund te vuani nga ndonjë alergji ose nga probleme gastrike. Ne pune do jeni ambicioze dhe te suksesshëm. Do e arrini gjithçka qe do i vini si qellim vetes. Jeta familjare do jete e qete.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Mundohuni te mos kërkoni gjera te ekzagjeruara këtë jave nga partneri sepse ai nuk do mundet dot t’ua plotësoje te gjitha. Qëndroni me këmbë ne toke me mire. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe mund te refuzojnë ftesa te jashtëzakonshme. Kane për t’u penduar, por do jete tejet vone. Buxheti nuk do jete i keq, por as aq i mire sa për te bere çdo shpenzim qe do ju shkoje neper mend. Gjendja shëndetësore do jete me e qëndrueshme. Do ndiheni te relaksuar dhe te qete gjithë kohës. Ne pune do iu jepen mundësi te reja për te treguar aftësitë tuaja dhe keni për te pasur përfitime te mëdha. Me familjarët do ruani një marrëdhënie te mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do ndiheni me se miri pranë partnerit tuaj këtë jave dhe do bëni me te gjithçka qe do ju pëlqejë. Te dy do keni mendimet e njëjta dhe do qëndroni me tepër bashke. Beqaret nuk do kënaqen shume me takimet qe do realizojnë dhe kjo do beje qe ata shpesh te mbyllen ne vetvete. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Gjendja nuk do jete shume e mire kështu qe shmangni investimet e mëdha. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk do ju mungoje asnjë dite energjia. Ne pune mund te dalin here pas here edhe pengesa, por ne përgjithësi gjithçka do ece mire dhe do i arrini objektivat qe i keni vene vetes. As jeta familjare nuk do ketë probleme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin tuaj këtë jave dhe do e bëni te dashurohet si i çmendur. Nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët. Beqaret duhet te reflektojnë gjere e gjate para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt mund te gabojnë e mund te pendohen. Financat do kenë goxha luhatje, por pas te enjtes do arrini te gjeni zgjidhje dhe do ta përmirësoni situatën. Për shëndetin nuk do qaheni aspak sepse gjendja do jete e jashtëzakonshme. Do jeni gjithë kohës energjike. Ne pune do jeni te kujdesshëm dhe do ecni me plane. Ne këtë sektor nuk do ju dalin probleme. Jeta familjare do jete gjithë kohës e qëndrueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here