UNICEF: Dy milionë sirianë në Alepo pa ujë gjatë valës së të nxehtit

0
128

K­ Rreth dy milionë sirianë në qytetin e Alepos nuk kanë akses në ujë të pijshëm, pas përshkallëzimit të dëmtimeve të ujësjellësit prej luftimeve në qytet, deklaroi sot Fondacioni për Fëmijët i OKB­së, UNICEF. “Luftimet midis ushtrisë siriane dhe forcave rebele kanë ndërprerë linjën e energjisë elektrike që shërben për të vënë në funksion pompat e ujit, duke e lënë në këtë mënyrë të gjithë qytetin pa ujë për katër ditë”, paralajmëroi UNICEF. “Këto ndërprerje vijnë në mesin e një vale të nxehtit, duke vënë fëmijët në një rrezik të madh, që i bën ata të prekshëm nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur”, tha Hanaa Singer, përfaqësuese e UNICEF­it në Siri. “Vendosja në punë e ujësjellësit nuk mund të presë që t’u jepet fund luftimeve”, shtoi ajo. Luftimi dhe bombardimet vazhduan në qytetin verior sirian, pasi rebelët, të cilët zotërojnë sektorin lindor të qytetit, pohuan kishin thyer një rrethim katërjavor të qeverisë, e cila ndërpreu furnizimin e më shumë se 300 000 civilëve në këtë zonë. “Rebelët hodhën në erë një stacion të energjisë elektrike në lindje të Aleppos, por mundësia për të marrë furnizime është akoma e kufizuar”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here