Rio 2016/ Volejboll, Argjentina mund kampionet në fuqi

0

Volejbollistët e Rusisë, kampione në fuqi, janë mundur të marten nga Argjentina 3-1 (25-18, 18-25, 25-18, 25-21) në ndeshjen e dytë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Ky është sensacioni i dyte i ardhur nga amerikano-jugoret, të cilët kanë mundur në ndeshjen e parë Iranin 3-0. Pavarësisht shërbimit të fuqishëm të rusëve, Argjentina ka bërë diferencën falë sulmeve rezultative të Bruno Lima e Facundo Conte. Rusët kanë qenë të privuar nga gjigandi i tyre, qëndrori Dmitri Muserski, i padisponueshëm për arsye dëmtimi. Ata kanë mundur Kuben 3-1 në ndeshjen e parë.

 

Lini nje pergjigje