Vlorë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, në pranga 30 vjeçari

0
147

Një person është vënë në pranga nga policia e Vlorës nën akuzën e ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga ka rënë shtetasi Ernest Zeqo, 30-vjeç, banues në qytetin jugor.

Arrestimi i 30-vjeçarit është kryer në lagjen “Osman Haxhiu”, pas sinjalizimeve të ardhura nga fqinjët e çiftit.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Zeqo ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes për motive të dobëta dhe se kjo e fundit dy vjet më parë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here