Vdekja e 17-vjeçarit në Landfillin e Sharrës, arrestohen 4 persona

0
127

Më datë 07.08.2016, ora 23:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyre përgjegjës firme;

Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori.

Dëfrim Hakrama, 44 vjeç banues në Tiranë,  përgjegjes turni.

Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit E.T, 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K SH.P.K”.

Arrestimi i tyre i bë sepse në orën 14:30, tek Landfilldi i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave, është gjetur kufoma e shtetasit A . Gj, 17 vjeç ,banues në Kombinat, i cili ishte punonjës sezonal në Landfillid,  i pa regjistruar tek firma “3K SH.P.K” dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës në Landfilld.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për  veprën penale “Shkelje te rregullave te mbrojtjes ne punë” parashikuar nga neni 289 i K.P për shtetasit Besnik Braha, Dëfrim Hakrama, Bujar Daja, E.T si dhe per veprat penale te “Shkelje te rregullave te mbrojtjes ne punë”dhe ” Drejtim mjeti në mënyrë jo te rregullt”parashikuar nga Nenet 289 & 291 të Kodit Penal per shtetasin Edmond Kollari, i cili është drejtuesi i eskavatorit, i papajisur me leje drejtimi përkatëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here