Shkodër/ Ndalohen 14 sirianë, ishin mashtruar kundrejt parave për të kaluar kufirin

0
135

Policia e Shkodrës ka ndaluar  14 shtetas të huaj sirianë , 7 meshkuj e 7 femra, mes tyre 5 të mitur.

Sipas policisë, këta persona u ndaluan më datë 07.08.2016, në vendin e quajtur Shtuf, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Nga intervistimi i tyre i bërë në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në DPV Shkodër, rezultoi se këta persona kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë – Korçë .

Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania , ku pasi të mbërrinin në destinacion do paguanin nga 1150 euro dy personave që nuk ua dinin gjeneralitetet.

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasëve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit sirianë për t’i dërguar në Gjermani./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here