Mediu:Duhet qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme

1
147

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka artikuluar sërish kërkesën e Partisë Demokratike për qeveri teknike.

Duke folur për gazetarët, Mediu tha se për të pasur zgjedhje të lira dhe të qeverisje që të ndershme është e domosdoshme që të shikojmë që të kemi një kemi dakortësi të gjitha palëve sesi duhet të shkojmë në këto zgjedhje.

Referuar deklaratës publike të artikuluar nga kreu i LSI Meta, Mediu tha se edhe brenda mazhorancës kjo qeveri nuk e gëzon besimin për të shkuar deri në fund të mandatit të saj.

I pyetur nëse ishte dakort për riformatim të qeverisë aktuale por pa Ramën Kryeministër, ai u shpreh: Çdo formë qeverisje që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeverisje që garanton vullnet politik të përbashkët për zbatimin e standarteve zgjedhore mendoj se do ishte e pranueshme.

 

Prononcimi i plotë

Mediu: Ka ardhur koha që të gjithë të kuptojmë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri për Shqipërinë, jo vetëm për rrugën europiane, por sidomos për qeverisjen e vendit dhe pjesmarrjen e qytetarëve shqiptarë.

Është provuar tashmë në zgjedhjet lokale se kjo qeverisje dhe mazhoranca ka manipuluar në mënyrë të qëllimshme zgjedhjet. Zhvillimet në vend, sidomos rritja e kriminalitetit, shtrirja e mbjelljes së kanabis sativës në gjithë territorin e Shqipërisë. Probleme të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë dhe korrupsionin tregojnë një tendencë të qartë të qeverisë shqiptare që të ketë një kontroll mbi proçesin zgjedhor dhe mbi vendimarrjen qeverisëse dhe politike në vend.

Mendoj se nëse do ecim në koshiencën për të pasur zgjedhje të lira dhe të qeverisje që të ndershme është e domosdoshme që të shikojmë që të kemi një kemi dakortësi të gjitha palëve sesi duhet të shkojmë në këto zgjedhje. Mendoj se kjo palë, edhe brenda për brenda mazhorancës në marrëdhënien që ka nuk e gëzon besimin për të shkuar deri në fund të mandatit të saj.

Po thoni se edhe brenda mazhorancës ndajnë ide si opozita që duhet një qeveri teknike?

Mediu:  Ka pasur qëndrime të hapura, jemi dëshmitarë, edhe brenda koalicionit. Zoti Meta e ka shprehur një qëndrim të tillë pavarësisht se e justifikon me momentin e reformës në drejtësi. Unë mendoj se këto nuk janë çështje spontane, nuk janë thjesht me interesa personale të subjekteve politike, por duhet të jenë në shërbim të interesave të vendit.

 Qeveria teknike duhet të jetë një qeveri që pranohet edhe nga Rama. A do ishit dakort që të kishte një qeveri tjetër që organizon zgjedhjet por jo me Kryeministër Ramën, apo duhet domosdoshmërisht të jetë qeveri teknike?

Mediu: Çdo formë qeverisje që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeverisje që garanton vullnet politik të përbashkët për zbatimin e standarteve zgjedhore mendoj se do ishte e pranueshme. Nuk përjashtohet PS nga kjo vendimmarrje. Është një vendimmarrje që i takon të gjithë klasës dhe forcave politike parlamentare.

Deklaratat Mediu i bëri pasi doli nga selia blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Cfare mendon ky more.Si ka pranuar ky loqja mandatin e deputetit meqe deri sot zgjedhjet nuk paskan qene te lira e te ndershme?!
    Per ndershjmeri kurvash flet ky loqja?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here