Standard.al

Me cilët meshkuj femrat kanë seksin më të mirë?

0

Me gjithë thashethemet që femrat në kohën e tashme e shtyjnë gjithnjë e më shumë kohën për martesë dhe “lidhje”, një hulumtim i ri e ka treguar pikërisht të kundërtën.

Në këtë hulumtim, të cilin e ka bërë kompania “Durex”, kanë marrë pjesë dy mijë meshkuj dhe femra të moshës mbi 25 vjeçare. Pikërisht 87 për qind e femrave kanë deklaruar që seksin më të mirë e kanë pasur me partnerin të cilit i besojnë dhe me të cilin janë në lidhje, e jo me ndonjë “vetëm për një natë”.

Si femrat, edhe shumica e meshkujve, madje 95 për qind e tyre, janë pajtuar që në lidhjet emocionale kanë përjetuar kënaqësinë më të madhe seksuale e jo me dikë “vetëm për një natë”.

Rezultatet e hulumtimit zbulojnë që të dyja gjinitë janë pajtuar që më me rëndësi u është që në seks ta kënaqin partnerin, gjë që vihet në pah që edhe meshkujt edhe femrat janë në kërkim të diçkaje më shumë serioze se sa “shkuarja për një natë në shtrat”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.