Standard.al

Ja sa minuta paralojë ju duhen për orgazëm të paharrueshme

0

Për orgazëm të paharrueshme duhet patjetër të angazhoheni, nuk mjafton vetëm të “hysh”, të dalësh dhe të jetë çdo gjë në rregull”. Ja si të arrini kulmin e kënaqësisë që do ta mbani në mend:

Të heqësh dorë nga paraloja kurrë nuk është ide e mirë. Natyrisht, me këtë konstatim nuk dëshirojmë të mohojmë që seksi në shpejtësi nganjëherë është i shkëlqyeshëm dhe që mund të çojë në orgazëm të vrullshme.

Disa njerëz mendojnë që ekskluzivisht vetë akti seksual është ngjarja kryesore, mirëpo ata me më shumë përvojë e dinë që paragjella e shpeshtë (paraloja) është më me rëndësi dhe më e mirë se gjella kryesore (seksi) – thotë seksologia Sari Locker.

Konstatimin e saj e bën më të fortë edhe hulumtimi i cili tregon që meshkujve dhe femrave u nevojiten 18 minuta paralojë, në mënyrë që në fund të arrijnë kënaqësinë e plotë.

Eksitimi i madh mund të fillojë nga puthjet, prekjet por edhe nga seksi oral i cili ndonjëherë mund të jetë më i fuqishëm, më i vrullshëm dhe më eksitues nga vetë akti i seksit.

Çelësi i çdo paraloje është që mirë të mendoni për atë se çka dëshironi dhe çka ju ndez. Në atë rast është shumë me rëndësi komunikimi midis partnerëve dhe zbulimi i dëshirave dhe fantazive të fshehta të tij, – thotë Locker.

Edhe një mënyrë me të cilën mund të pasuroni marrëdhënien tuaj seksuale është eksperimentimi me pesë shqisat. Errësojeni dhomën, përdorni parfumin e preferuar, lozni me ushqimin gjatë paralojës dhe përdorni prekjet reciproke të vrazhda dhe të buta – këshillon Locker.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.