Flet administratori i pallatit/ Bodrumi nga ku u vodh banka e kishte marrë me qera një biznesmen (Video)

0

 

Bodrumi i pallatit nga ku grabitësit arritën të depërtojnë në kasafortën e një banke e nivelit, dikur ishte përdorur si pub por kishte 8-9 vjet që  ishte shitur.

Në një intervistë për Ora News administratori i pallatit thotë se prej tre muajsh është marrë me qera nga një biznesmen, i cili ende nuk e ka vënë në përdorim.

Burime të Ora News nga grupi hetimor bëjnë me dije se kasaforta e bankës është gjetur e thyer dhe dyshohe se janë  vjedhur 19 mln lekë të reja.

 

Dëshmia e administratorit të pallatit

Ky bodrum ka qenë pub “Ekstazi” dikur dhe nga pub tani ka ngelur bosh. Është shitur, ka rreth 8-9 vjet.Para tre muajsh është dhënë me qera, është paguar një kapar dhe asgjë më shumë.

Kush e ka marrë me qera?

Një zotëri nuk e di si e ka emrin, një Fran Fran, një biznesmen i nderuar me sa di unë.

Nuk e ka vënë në punë?

Akoma se ka vënë në punë.

Keni dëgjuar zhurmë gjatë kësaj kohe?

Unë punoj paradite dhe paradite zhurmë kam, por aty poshtë jo.

Ke parë njerëz të dyshimtë që futeshin?

Jo, asnjëherë.

Mendoni që kanë punuar natën?

Nuk e di.Mundet të kenë punuar dhe natën.

Ky biznesmen që e ka marrë me qera çfarë do ta bënte?

Do ta bënte tip magazine, se për çfarë nuk e di.

Prej sa kohësh rri bosh?

Ka katër, pesë vjet.

Lini nje pergjigje