Durrës/ Arrestohet në gjendje të dehur aktorja e humorit

0

Një shofere 32-vjeçare është arrestuar në Durrës pasi u përplas me automjetin e saj me trafikndarësen e rrugës e më pas me tre makina të parkuara. Sipas policisë ajo ka qenë në gjendje të dehur kur ka bërë aksidentin.

Loading...

Bëhet fjalë për aktoren e humorit nga Durrësi, Ina Gjonçi, e cila është pjesë e trupës së aktorëve të spektaklit të humorit.

Dëmet ishin të mëdha, pasi dy nga automjetet e dëmtuar ishin luksozë. Vetë aktorja është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Currilave, teksa 32-vjeçarja ka qenë duke drejtuar mjetin e saj tip ‘Opel’ me targa AA 155 EU.

Loading...

Lini nje pergjigje