16-vjeçari fitoi 300,000 euro nga laptopi i tij me idetë e tij

0
129

Shumica e të rinjve e përdorin kompjuterin për të luajtur video lojëra dhe për të biseduar me miqtë e tyre.

Por 16-vjeçari Josh Bell e përdori laptopin e tij për të themeluar një kompani ndërkombëtare udhëtimesh nga dhoma e tij e gjumit.

Bell, nga Anglia, themeloi “RLA Hotels” kur ishte vetëm 15 vjeç dhe vitin e kaluar ueb-faqja e tij ia solli atij 250,000 funte (294,000 euro), transmeton Gazeta Express.

Ai u mësua vetë që të kodonte, krijoi ueb-faqen dhe ra në kontakt me kompani ndërkombëtare të hotelerive. Ai u trondit kur zbuloi shumën e parave që faqet e mëdha të internetit të dedikuara për pushime fitonin nga hotelierët më të mirë në botë, dhe e pa këtë si një mundësi për të “goditur” me kompaninë e tij.

Dhe me më shumë se 95,000 hotele në mbarë botën që nënshkruan në shërbimin e tij, biznesmeni i ri është duke u forcuar çdo herë e më shumë.

Ai tha: “E mësova veten se si të kodoj, gjithmonë kam pasur interesim në IT, është diçka që me të vërtetë më pëlqen ta bëj”.

16-vjeçari gjithmonë kishte pasur dëshirë që të organizonte pushimet për familjen dhe miqtë e tij. Ai këtë dëshirë e shndërroi në punë, duke e projektuar një ueb-faqe në të cilën njerëzit do të mund të organizonin më lehtë pushimet e tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here