Pse Kejsi Tola nuk publikon asnjë foto me bikini?

0
141

Nëse në pothuaj të gjitha profilet e vajzave të njohura të showbiz-t fotot më të zakonshme gjatë kësaj periudhe janë ato me bikini, nuk është kështu për këngëtaren e njohur Kejsi Tola, e cila këtë verë nuk ka postuar asnjë foto me bikini, por është mjaftuar vetëm me pak foto nga plazhi (e veshur).

 

 

Arsyeja, me sa duket, edhe e komentuar nga fansat, janë disa kilogramë më shumë që Kejsi i ka fituar vitin e fundit. Megjithatë, edhe pse dy vite më parë, Kejsi u duk se arriti peshën ideale ndërsa ishte pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike 2014” me këngën “Ajsberg”, sërish nuk duket të ketë ndryshuar shumë pas afro dy vjetësh.

 

Nga “Panorama” vijnë këtë fundjavë disa foto paparaci nga plazhi i Dhërmiut, ku këngëtarja po pushon aktualisht, të cilat zbulojnë edhe linjat e saj reale.

Pak kohë më parë, në një intervistë të fundit për “Panoramën”, Kejsi tregoi se kishte arritur të dobësohej me disa kilogramë, duke mos e tepruar me ushqimin, por edhe duke u marrë më shumë me aktivitet fizik si me Zumba dhe palestër.

 

Vitet e fundit, Kejsi i kushton më shumë vëmendje look-u­t dhe trajtimeve estetike, madje në Instagram ka postuar edhe foto nga dhomat e masazhit. Për sa i përket fytyrës dhe lëkurës, ajo tregoi se mban higjienë sistematike, pasi mendon se kjo është shumë e rëndësishme për një lëkurë pa probleme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here