Bilanc tragjik nga përmbytjet në Maqedoni, raportohet për 20 viktima shumica Shqiptarë

0
137

 

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ky është bilanci i shkaktuar nga moti i keq që përfshiu Shkupin dhe rrethinat.

Ministria e Brendshme konfirmoi se 15 persona kanë humbur jetën, 6 rezultojnë të zhdukur. Ndërsa mediat në Maqedoni shkruajnë për 20 viktima.

Viktimat janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, si vende më të goditura nga motii keq.

Banorët e lagjes së Hasanbegut, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar gjatë vërshimeve duke thënë se kjo nuk ju kishte ndodhur asnjë herë më parë. Ata thonë se me vite të tëra kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tillë, por se fatkeqësisht nga autoritetet kompetente nuk është ndërmarr asgjë në këtë drejtim.

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.EPA-GEORGI-LICOVSKI EPA-GEORGI-LICOVSKI-1 EPA-GEORGI-LICOVSKI-2 permbytjet-1 permbytjet-maqedoni-1-1 permbytjet-maqedoni-2-1 maqedoni-1

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here