Standard.al

Zihen shqiptarët në Brazil: Kush do parakalojë i pari

0

Dy incidente të turpshme shenjuan prezantimin e sportistëve shqiptarë në Brazil, në lojërat olimpike Rio 2016. Në fillim atletja Vangjeli Teli rezultoi se nuk kishte kostum, për shkak se ajo është kualifikuar shumë vonë. Ndërsa më pas ka pasur një konflikt në momentin e parakalimit. Presidenti i Federatës së Peshëngritjes dhe trajneri i një sportisti janë zënë me njëri tjetrin se kush do të ecte në pistë. Kanë ndërhyrë sportistët e tjerë për të ndarë sherrin dhe incidenti u shua në momentin e fundit.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar ka pranuar incidentet e raportuara në media me sportistët në Lojërat Olimpike në Brazil.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Viron Bezhani sqaroi se rasti i parë i mungesës së uniformës  për Vangjeli Velin lidhet me pamundësinë kohore për ta realizuar, pasi ajo është kualifikuar në limitet e afateve për të marrë pjesë.

“E vërteta është që ajo u paraqit pranë Komitteit Olimpik ditën e  hënë në orën 10:00 të mëngjesit, pasi është lajmëruar që të vijë ditën e dielë urgjentisht sepse është kualifikuar edhe ajo. Nga dita e hënë ne u morëm me dokumentat dhe ditën e  martë është nisur. Ka qenë e pamundur dhe në kohë që ne ta pajisnim me kostum.Çdo gjë ka kohën e vet dhe do përgatitjen e saj. Koha ishte e pamundur. Kostumi ka kohën e vet, nuk ka rrobaqepës që do ta bënte për një kohë të tillë. Ishte jashtë limitit dhe mundësive tona për ta realizuar”.

Bezhani nga ana tjetër nuk mohoi as incidentin e ndodhur mes Presidentit të Federatës së Peshëngritjes dhe trajnerit të një sportisti lidhur me parakalimin në ceremoninë hapëse.

“Ishte një diçka e tillë dhe e rregulluam. Dhamë urdhër urgjentisht që të zbatohen ligjet, ligji është që i pari është sportisti, i dyti trajneri dhe pastaj vinë të tjerët. Ka ndodhur një fenomen i tillë por dhamë urdhër urgjentisht të zbatohet rregullorja” u shpreh Bezhani. Kujtojmë se kjo ishte vetëm dita e parë e paraqitjes së sportistëve në Brazil.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.