Librazhd/ Asgjësohen 2.600 bimë kanabis, në pranga kryeplaku dhe roja

0

 

Loading...

Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd, si rezultat i një pune mirë organizuar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Bashkim Koçi, 60 vjeç, banues në Gizavesh, me detyrë roje mjedisi në Parkun Kombëtar “Shebenik Jabllanicë” Nuri Hasa, 46 vjeç , banues në fshatin Qarrisht, me detyrë Kryeplak i fshatit Qarrisht.

Këta shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë , pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Qarrisht, në vendin e quajtur “Qaf Kryq“, në një zonë të mbuluar në Parkun Kombëtar “Shebenik Jabllanicë”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuar 2600 bimë narkotike të dyshuara me atë të llojit “Cannabis Sattiva”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim Krimi”

Loading...

Lini nje pergjigje