Ja arsyeja pse Usain Bolt mungoi në ceremoninë e hapjes

0
164

Ishte një nga personazhet sportivë që pritej me shumë interes në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016”, por në stadiumin “Maracana” mungoi. Ai është atleti xhamajkan Usain Bolt, që nuk parakaloi me kombëtaren e vendit të tij në ceremoninë e hapjes. Miliona fansa mbarë botës që kanë pritur të shohin idhullin e tyre në parakalim kanë mbetur të zhgënjyer. Katër vite më parë, në “Londër 2012”, Bolt mbante flamurin e vendit të tij, por këtë herë ai shpjegon arsyen pse mungoi në ceremoni.

Gjatë kohës që zhvillohej ceremonia ai ka publikuar disa mesazhe në profilin e tij “Snapchat”, duke komentuar mungesën. “Miqtë e mi, në këto momtente po zhvillohet ceremonia e hapjes, por unë nuk do të jem. Të gjithë autobuset janë nisur. E gjithë skuadra xhamajkane është rrugës për në stadium, por unë nuk jam. Sot ndihem shumë përtac për të qenë në ceremoninë e hapjes”, ka thënë Usain Bolt për fansat e tij, teksa e ka parë ceremoninë nga Fshati Olimpik, ku dhe është akomoduar. Bolt synon të fitojë 3 medalje të arta edhe në “Rio 2016”, ashtu si në dy edicionet e fundit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here