Standard.al

Dashuri “moderne” – rregulla “moderne”

0

Kur është fjala për kiminë, hulumtimet tregojnë se 15 minuta janë të mjaftueshme për të vendosur nëse tërhiqeni nga njëri-tjetri.

E dimë se jeni rritur duke shikuar filma dhe duke i dëgjuar këshillat e gjyshes për dashuri, por kohët e reja bëjnë thirrje për rregulla të reja të dashurisë. Nëse je një vajzë single, ja se çfarë është e dobishme të dish.

Ai të fton në takim, ti paguan?
Tradita dikton që në takimin e parë paguan mashkulli, por në ditët e sotme kjo më nuk është domosdo ashtu. Studimi i ueb-faqes Match.com tregon se 41 për qind e femrave janë të gatshme ta paguajnë faturën në takimin e parë, me kusht që mashkulli vetë ta ftojë në atë takim.

Nevojiten 15 minuta
Kur është fjala për kiminë, hulumtimet tregojnë se 15 minuta janë të mjaftueshme për të vendosur nëse tërhiqeni nga njëri-tjetri. Me këtë pajtohen si meshkujt ashtu edhe femrat, ndërsa përshtypja e parë është e mjaftueshme që të vendosni nëse e dëshironi një takim të dytë apo jo.

Sinqeriteti është ende receta më e mirë
Nëse jeni në takim me mashkullin që nuk ju pëlqen, i thoni që nuk jeni e interesuar – hulumtimi tregon se 52 për qind e meshkujve e konsiderojnë opsion më të mirë nëse i thoni sinqerisht se ai nuk ju pëlqen, se sa ta zvarritni.

Mos shkoni deri në fund
Këtu ende vlejnë rregullat e vjetra – kur është fjala për seksin, shumica e meshkujve thonë se e humbasin respektin ndaj femrës e cila në takimin e parë u lejon të shkoni deri në fund. Minimumi prej 3 takimeve është një standard i cili është mirë të respektohet, dhe në qoftë se e keni seriozisht, nuk është keq edhe pak më gjatë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.