Vdekja e turistit rus, hetohen katër policë

0
148

Hetimet për vdekjen e turistit rus në brigjet e Himarës kanë përfshirë edhe katër efektivë të Policisë Kufitare të Vlorës. Katër efektivët, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, po hetohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se i dyshuari për vrasje nga pakujdesia të turistit rus, Fatmir Kuçi, nuk ka patur leje lundrimi për mjetin e tij skaf me tre motorë me të cilin dyshohet se ka goditur shtetasin rus.
Ndërsa efektivët e Policisë Kufitare që janë nën hetim nuk duhej ta kishin lejuar daljen e skafit në fjalë në lundrim, thonë burime nga grupi i hetimit. Nga ana tjetër, sa i takon hetimeve për vdekjen e turistit rus, prokuroria ka pohuar se dëshmitari i vetëm i kësaj ngjarje është djali 13-vjeçar i të dyshuarit, i cili po lundronte me një motor uji, në distancë nga varka e të atit.

I pyetur në praninë e psikologëve, djali i Kuçit ka pohuar se kishte parë të atin të merrte një njeri nga deti dhe vetëm kaq.

Në skafin e bllokuar tashmë nga policia, hetuesit kanë konstatuar shenja gjaku në pjesën e shkalleve, por që sipas Kuçit, ato shenja kanë mbetur kur ka marrë në bordin e skafit shtetasin rus të plagosur dhe të gjakosur.

Për momentin këto janë provat e prokurorisë ndaj Kuçit, ndërsa pritet ekspertiza mjekoligjore e cila do të përcaktojë llojet e shenjave në trupin e të ndjerit dhe se nga çfarë janë shkaktuar, raporton “Top Channel”.

Sakaq, gjatë ditës së premte, Fatmir Kuçi ka shfaqur probleme me zemrën dhe për këtë arsye është transferuar nga ambientet e paraburgimit në ato të spitalit.

Ndërsa gjatë ditës së shtunë pritet të jepet edhe masa e sigurisë për të, ku prokuroria ka zyrtarizuar për momentin akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here