Supermiliarderi dhe e dashura e tij çmendin internetin me jetën luksoze (Foto)

0
158

Ai është shndërruar në një nga personazhet më të njohura në internet për momentin falë videove dhe fotografive që realizon herë pas here. Ai është një biznesmen nga Bologna (Itali) dhe pikërisht sot mbush plotë 49-vjeç edhe pse nuk duket fare. Në fakt nuk ngjan aspak si një biznesmen i zakonshëm.

Ai ka 2 milion e 400 mijë ndjekës në Instagram, është i rrethuar nga luksi pa limit dhe ka një të dashur superseksi e të njohur në Itali. Është diplomuar në ekonomi dhe biznes e prej disa vitesh ka punuar në biznesin e madh të familjes së tij, duke dhënë kontribut në rritjen e kompanisë.

Ai shprehet se nuk i pëlqen që ta përkufizojnë në mënyrë specifike përmes steriotipeve, ndërsa shton se ka qenë një sipërmarrës 20 vitet e para të jetës si dhe një person që e dashuron sportin.

“Kur isha i ri doja të kisha sukses në punë, në mënyrë që të mund të shijoja gjithçka që të fal kënaqësia e të qenurit i pasur. Pasuria për mua nuk ka pasur kurrë kuptimin e grumbullimit të saj por shijimin e çdo momenti bashkë me miqtë e m’i”, – thotë Gianluca.

Ai ka mbi 100 tatuazhe në trup ndërsa veten e cilëson si një joshës si nga ana fizike edhe ajo mendore. E dashura e tij është një 31-vjeçare, ish velinë në emisionet italiane, por që nuk arriti kurrë të kapte famën e dëshiruar televizive. Bashkë me të dashurin e saj milioner ajo shijon jetën e luksit ndërsa i shef shpesh bashkë duke kërcyer këngë të ndryshme, si në videon e mëposhtme.

 

2 4 5 6 7 8 9
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here