Ky baba është padyshim një hero. Ai arrin t’i kthejë buzëqeshjen djalit të tij të paralizuar duke i mundësuar që të ecë dhe luajë futboll me shokët. Babai dhe djali, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, mund të shikohen duke luajtur futboll në kopsht, ndërkohë që janë të lidhur me njëri tjetrin me anë të një rripi në brez dhe këmbë.
Edhe pse topi i kalon para këmbëve dhe nuk arrin ta kapë, kjo nuk ia heq buzëqeshjen nga fytyra djalit. Nuk dihet se nga çfarë vuan vogëlushi, por si duket ai nuk ka mundësi që të ecë.