Nëna rruan flokët si të vajzës së prekur nga tumori (Foto)

0
160

Faith May është me të vërtetë një luftëtare e vogël. Vogëlushja ju nënshtrua një ndërhyrje delikate për të hequr një tumor në tru.

Tumori shtypte nervin optik dhe po i shkatërronte hipofizën. Siç raporton “Huffington Post”, për të përballuar operacionin, mjekët u detyruan rruanin një pjesë të flokëve të vogëlushes, dhe kjo gjë e trishtoi shumë atë.

Por nëna e saj, Jamie Dawn Beckstead, vendosi që të rruajë flokët e saj në të njëjtën mënyrë si e bija.

“Në këtë mënyrë nuk ndihet vetëm dhe as ndryshe. Dashuria është ajo që ka rëndësi”, shkroi gruaja në foton e publikuar në profilin e saj në Facebook.

Në pak kohë fotografia mori mbi 18 mijë pëlqime dhe u shpërnda rreth një mijë herë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here