Atentati në Vaqarr, Avokati: Kolaveri ishte në Kodër Kamëz

0
194

https://youtu.be/VUtoMx_dAc4

 

Artan Kodheli, avokati mbrojtës i Erys Kolaverit, i akuzuar për atentatin ndaj Gazmir Dacit te burgu i Vaqarrit, pretendon sërish se klienti i tij s’ka lidhje me ngjarjen.

Ai ka bërë publike një tjetër video ku Kolaveri është filmuar në zonën e Kodër Kamzës. “Klienti im Ergys Kolaveri ka qenë në Kamëz në momentin kur ka ndodhur atentati në Vaqarr”, është qëndrimi i avokatit Kodheli, i cili do t’i paraqesë gjykatës një tjetër provë të fortë që vërteton alibinë e tij.

Përveç fotos që publikoi në seancën e masës së sigurisë kur Kolaveri shihej duke pirë kafe në një lokal në Kamëz, avokati do t’i paraqesë gjykatës edhe këtë pamje nga kamerat e sigurisë, ku sipas tij, Ergys Kolaveri paraqitet duke ecur në zonën e Kodër-Kamzës.

Avokati Kodheli është shprehur se do ta apelojë masën e sigurisë për klientin e tij, i cili padrejtësisht akuzohet se i ka bërë atentat shtetasit Gazmir Daci, në burgun e Vaqarrit.

Nga ngjarja, mbeti i plagosur shtetasi kosovar Lili Dulaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here