20 thëniet më brilante të Obamës

0
145

Kjo është ditëlindja e fundit që Obama e feston si President, dhe teksa ai bëri 55 vjeç, i gjithë kombi festoi me të. Udhëheqësi i amerikanëve, i lindur në Hauai është i njohur për elokuencën dhe qëndrimin e tij të ftohtë në çdo kohë. Aq sa Sean Penn e ka cilësuar si “burri elegant”.

 

***

1 – Nuk mund të lësh që dështimet e tua të përcaktojnë jetën tënde. Duhet të mësoni nga dështimet

2 – Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë.

3 – Gjithnjë kam besuar se shpresa është ajo gjëja kokëfortë brenda nesh që këmbëngul pavarësisht nga të gjitha provat që tregojnë të kundërtën, ajo që na jep kurajon për të vazhduar për të ecur përpara

4 – Nëse i vë buzëkuq një derri, prapë derr do mbetet.

5 – Historitë tona mund të jenë personale, por destinacioni është i përbashkët.

6 – Të fokusosh jetën tënde për të bërë vetëm një dollar tregon varfëri në ambicie. Do të të lërë të paplotësuar.

7 – Amerikanët akoma besojnë në një Amerikë ku çdo gjë është e mundur – por ata nuk besojnë te liderët e tyre.

8 – Jo, nuk mund të mohosh të drejtat themelore të femrave dhe të pretendosh se ka të bëjë me liri fetare. Liri fetare nuk do të thotë të detyrosh të tjerët të jetojnë sipas besimeve të tua.

9 – Është e rëndësishme të sigurohemi se po i flasim njëri-tjetrit në një mënyrë që shëron, dhe jo në një mënyrë që shkakton plagë.

10 – Edhe kur të tjerët të godasin në kokë, nuk duhet të ndalosh marshimin. Edhe kur të kthejnë kurrizin, mos ndalo.

11 – Ndryshimi nuk do të vijë nëse presim nga një person tjetër, apo për një moment tjetër. Ne presim vetëm veten tonë. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë.

12 – Një ndryshim ndodh pasi njerëz të zakonshëm bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

13 – Asgjë s’mund t’i bëjë ballë fuqisë së miliona zërave që bëjnë thirrje për ndryshim.

14 – Ne nuk ju kërkojmë të besoni në aftësinë tonë për të sjellë ndryshim, ne ju kërkojmë të besoni në aftësitë tuaja.

15 – Nëse je në rrugën e duhur, bën mirë të vazhdosh të ecësh, kështu do bësh progres.

16 – Ne jemi ndryshimi të cilin e kemi pritur kaq kohë.

17 – E ardhmja shpërblen ata që ushtrojnë presion. Nuk kam kohë të ndjehem keq për veten time. Nuk kam kohë të ankohem. Thjeshtë duhet të ushtroj presion.

18 – Inspirohem nga dashuria që njerëzit kanë për fëmijët e tyre. Dhe inspirohem nga vetë fëmijët e mi, se sa ato ma plotësojnë zemrën. Ato më shtyjnë të punojë që ta bëj botën një vend më të mirë. Dhe më bëjnë mua një njeri më të mirë.

19 – Do të bëj çdo gjë për aq kohë sa jam President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i kujtuar popullit tim se jemi një komb nën Perëndinë, dhe mund ta thërrasim Zotin me emra të ndryshëm po prapëseprapë mbetemi një komb i vetëm.

20 – Bashkatdhetarët e mi amerikanë, do të jemi gjithnjë një komb emigrantësh. Jemi të huaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here