Qeveri teknike, Ristani sfidon Ramën

0
213

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, deklaron se qeveria teknike si kusht i tejkalueshëm është një qëndrim i qartë politik, mjaft me vend dhe i kuptueshëm për këdo. Sipas tij, ajo është kusht i patejkalueshëm, sepse Edi Rama dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk qëndrojnë bashkë.
I pyetur nga Panorama për reagimin me tallje dhe habi të kryeministrit ndaj këtij kushti, Ristani u përgjigj:
“Këto reagimet e Edi Ramës janë bërë objekt barsaletash në Tiranë dhe kudo. Kështu reagoi në fillim Edi Rama edhe për dekriminalizimin, por më pas dekriminalizimi u bë, reforma kaloi në parlament dhe ligji është në fuqi e do të japë rezultate.
U tall me opozitën për Reformën në Drejtësi dhe përmendi vija të kuqe, të trasha dhe të palëvizshme etj.etj. Çfarë ndodhi? Reforma në drejtësi u bë sipas rekomandimit 88 të Venecias dhe qëndrimi e përkushtimi i opozitës u konfirmua me votimin në Parlament.
Beteja e radhës jetike për vendin janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Këtu do të jemi që edhe këtë betejë, PD-ja do ta fitojë,” theksoi Ristani.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here