Preferojnë meshkujt tullacë (Foto)

0

Këtë e ka dëshmuar edhe një anketë e zhvilluar me mbi njëmijë femra britanike, të cilat janë thjesht “përndizen” pas meshkujve pa flokë.

Dhe përderisa për shumëkënd humbja e flokëve, sikurse që është edhe humbja e libidosë është një ankth i vërtetë për secilin mashkull, kur bëhet fjalë për këtë problem femrat kanë një mendim shumë më ndryshe. Këtë e ka dëshmuar edhe një anketë e zhvilluar me mbi një mijë femra britanike, të cilat janë, kanë apo thjeshtë ‘përndizen’ pas meshkujve pa flokë.

Loading...

 

 

 

Por nuk janë vetëm femrat e thjeshta ato që çmenden pas kokë-tullacëve, pasi edhe shumë bukuroshe nga bota e shoubiznesit janë pikërisht në romancë me meshkuj të tillë dhe ato thjeshtë ndjehen krenare për këtë fakt. E para në këtë listë që mund të përmendet, është supermodelja e famshme Rosie Huntington-Whiteley. Biondja seksi tashmë disa vite është e dashuruar marrëzisht në njërin nga aktorët më të mirë të filmave aksion, Jason Statham.

Image

Dhe ajo ka dhënë edhe arsyet se pse Jason është mashkull tërheqës për të. “Një mashkull pa flokë është një mashkull i vërtetë. Kështu së paku e di se nuk jam në romancë me një fëmijë. Edhe niveli i higjienës tek meshkujt tullac, është tejet i lartë. Tërë kohën Jason është i rregulluar, rruhet me rregull dhe ka më shumë mirëkuptim për shprehitë e femrave për depilim. Po ashtu, ai kurrë nuk e vjedh shamponin tim”, ka deklaruar Rosie. Bukuroshja tjetër e cila është dorëzuar para sharmit të një mashkull pa flokë, është modelja tjetër Emma Heming. Kjo bukuroshe është në martesë të lumtur me yllin e Hollivudit Bruce Willis. “Meshkujt tullacë janë tepër seksi dhe shembulli më i mirë është burri im Bruce. Kapelat janë miqtë më të mirë të tullacëve, prandaj unë e kam të lehtë për të zgjedhur dhuratë për të”, thotë ajo.

Një tjetër bukuroshe e martuar me një tullac, është aktorja argjentinase Paloma Jimenez. Ajo ndjehet e bekuar me burrin e saj, aktorin e njohur Vin Diesel. “Meshkujt të cilët e kanë pranuar faktin se kanë humbur flokët e tyre, janë shndërruar në një armë seksi dhe janë më të sigurt në vete. A ka ndonjë gjë më sfiduese se sa një mashkull me vetëbesim”, ka thënë Paloma.

Image

Loading...

Lini nje pergjigje