Standard.al

Pranimet në Universitet Publike/ Tabela me kriteret që duhet të përmbushi çdo maturant përveç notës mesatare

0

Kriteret_e_IAL-ve_2016

 

Këtë vit kriteret janë specifike të vendosura nga çdo universitet dhe për këtë arsye kandidatët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përmbushin kriteret që kanë caktuar për të vazhduar studimet në çdo  program studimi

 

Sejrie Baleta

 

 

Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit maturantët do të aplikojnë për 1o preferencat e tyre me anë të një formule të re. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur mesataren mbi 6 që çdo kandidat duhet të ketë për të vazhduar studimet e larta. Por burime pra kësaj ministrie për gazetën “Standard” theksuan se janë vetë universitete ata të cilat përcaktojnë kritere për me formula të caktuara se si do të përzgjedhin maturantët degët përkatëse. Nuk do të ketë më program studimi që maturantët të shikojnë dhe se sa pikë do të ketë secila preferencë që në bazë të pikëve të zgjedhin dhe programin e studimit të caktuar, sikundër ka funksionuar vitet e kaluara. Këtë vit kriteret janë specifike të vendosura nga çdo universitet dhe për këtë arsye kandidatët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përmbushin kriteret që kanë caktuar për të vazhduar studimet në këto programe studimi. Por janë një sërë kriteresh të përgjithshme që funksionojnë për të gjithë universitet përveç kritereve specifike që janë të listuara në tabelën e mëposhtme të vendosura nga vetë universitet.

Vendimi

Kanë të drejtën të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë kandidatët që kanë përfunduar me sukses nivelin e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.

  1. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare për pranim në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017, të jetë 6 (gjashtë). Nota mesatare për pranim në institucionet e arsimit të lartë, përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm: a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë; b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës Maturës Shtetërore.
  2. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në këtë vendim.
  3. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe përcjelljen e të dhënave pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
  4. Procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë jashtë vendit dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë të kryhen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bazuar në përcaktimet e pikës 2, të këtij vendimi, me përjashtim të rasteve kur nuk aplikohen provime mature, maturë shtetërore apo provime lirimi. Në këto raste me vendim të komisionit përkatës përcaktohet mënyra e përllogaritjes së notës mesatare. Komisioni përkatës përcjell të dhënat tek njësitë arsimore vendore dhe tek Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.