Identifikohet italiani, viktima e katërt e aksidentit në Velipojë

0
144

Mediat italiane kanë publikuar emrin e italianit të dytë që humbi jetën në aksidentin tragjik me katër viktima në Velipojë. Gazeta “La Repubblica” shkruan në faqen online se ai është Giovanni Sanguedolce, i lindur në vitin 1980 në Andria (36 vjeç).

Gazeta shkruan se dy të rinjtë italianë humbën jetën në një aksident me makinë të martën në mëngjes në Shqipëri, së bashku me dy shqiptarë. Gazeta citon se viktimat janë 25 vjeçari italian Giorgio De Serio, nga Bari, dhe Giovanni Sanguedolce, 36 vjeç nga Andria. Nëna e De Serio tashmë ka mbërritur në Shqipëri, shkruan “La Repubblica”.

Në aksident humbën jetën edhe Besmir Kola, 39-vjeç dhe Artenisa Peraj, 21 vjeçe. Kola do të martohej në 14 gusht dhe me këtë rast kishte ftuar në Shqipëri edhe dy italianët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here