Fotot e vajzës së Adriatik Llallës/ A qëndron narko-mafia pas metodave shantazhuese ndaj Kryeprokurorit Llalla. A duhet të ketë media kufi dhe etikë?

3
174

Pak ditë më parë qarkulluan në disa media online e blogje të ndryshme foto të vajzës së Kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke folur për atë që u cilësua si “jeta luksoze” e adoleshentes 17-vjeçare. Fotot e marra nga profili privat i vajzës së Kryeprokurorit në rrjetin “Instagram” vërshuan në mediat online me tituj bombastikë dhe askush nuk u rrek as të mendonte të paktën cenimin e privatësisë së një 17-vjeçareje. Që në nisje të diskutimit duhet evidentuar se kreu i organit të akuzës nuk është një person politik, që mund të anatemohet siç ndodh shpesh në radhët e politikës për jetën e familjarëve të tij. Adriatik Llalla është Kryeprokurori i vendit dhe si i tillë ai ka në dorë hetimin e krimeve të ndryshme, nga ato më te lehtat e deri tek ato më të rëndat. Llalla merret me dosjet që prekin mafien në vend, “fije” të terrorizmit apo edhe me klane narkomane që kanë mbështetje të fortë mbrapa tyre. Në këtë formë, goditja e Kryeprokurorit përmes publikimit të fotove të familjarëve nuk ngjason aspak me një gjest për “transparencë” publike. Më së shumti kjo ngjarje ka një paralelizëm me aktet e klaneve mafioze apo atyre të romanit “Kumbari” të Mario Puzzos, ku për të marrë atë që kërkonte, klani gjithmonë sulmonte përmes kërcënimit të “butë” të familjarëve. Kështu p.sh personit me pozita që duhej futur në “rreth” i tregohej fotoja e fëmijës dhe i thuhej: “Sa bukur që buzëqesh vajza jote, mos ja humb këtë veti”. Të tilla kërcënime ishin dhe janë normale nga klanet mafioze apo edhe ato narkomane. Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri se në rastin e Kryeprokurorit u përdor e njëjta taktikë kërcënimi për të mundësuar mbylljen apo mos hetimin e një apo disa dosjeve të “rëndë” , sërish dyshimet mbeten të forta.

 

A ishte rastësi apo shantazh publikimi i fotove të vajzës së Kryeprokurorit?

Me këtë dyshim tani duhet të merren organet përkatëse, megjithëse siç thamë më sipër peshorja anon më shumë nga ideja e një skeme të mirë përgatitur dhe me synime të qarta për ta vënë kreun e organit të akuzës me shpatulla pas murit.

 

Së dyti ky diskutim duhet të shtrohet edhe në planin etik. Nëse realisht tematika e shkrimit do kishte si synim “luksin” e njerëzve që drejtojnë institucionet, në rastin konkret të vajzës së Kryeprokurorit, atëherë do të mjaftohej që në media të publikohej vetëm ora apo makina e saj dhe minimalisht fytyra të mos paraqitej. Por krejt e kundërta ndodhi dhe në mediat online që e trajtuan këtë lajm me kryetitullin “vajza e Llallës e “krimbur” në para” nuk mungoi galeria e fotove të 17-vjeçares. Ku qëndron këtu morali i skemës së përdorur nga mediat? A ishte publikimi i fotove të adoleshentes një shkelje e fortë e privatisë dhe etikës? Dhe në fund a mos po flasim për një sulm mediatik shantazhues me mbështetje të klaneve narko mafioze? Kjo mbetet të vërtetohet ose të hidhet poshtë dhe e vetmja që e zgjidh këtë çështje është: koha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Prokuror mos caj koken nga lojrat e Edit,ai nuk eshte trim e perdor gjerat mafioze per frikezim>Hapi ndonje dosje ke del fytyura e tij e vertete e fute ne burg !!!!

  2. Prokuror mos ma qeth fare, populli ka nje shprehje te bukur “qenit kur I vjen ngordhja p… ne der t’xhamis” kshu dhe puna e t’gjatit.

  3. Se sa e ka luftuar mafien LlLLA por dhe ata para Llalles kjo tani eshte e qarte per keto 25 vite . Te gjiothe prokuroret kane qene servile te politikes dhe kur ka pasur ndonje per te vepruar ndryshe e ka marre kokes. Veshja me flori e femijve ne kete nivel varferie eshte nje sfide e hapur dhe poshtruse qe kedo e ben me nerva . Prandaj Llalla te mbahet forte pas kokes mafies me emerin Berisha. E pati rastin qe ti sherbente vendit nuk e beri kjo eshte puna e tij. Ata akoma nuk kane piken e turpit qe ti marrin te tjeret per dore per te bere ligjet per interesat e popullit se preken interesat e tyre mafioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here