Pas 15 vitesh dielli do të fillojë të flejë, pasojat që do ketë

0
304
Dielli është ylli më i rëndësishëm i sistemit diellor dhe aktiviteti i tij është thelbësor për jetën mbi tokë. Sipas një grupi studiuesish aktiviteti i këtij ylli mund të ndalet shumë shpejt.
Prej shumë vitesh shkenca po e studion në mënyrë të thellë diellin për të skicuar karakteristikat e tij. Ashtu siç dihet, dielli është ylli kryesor i sistemit diellor dhe të gjithë planetët, yjet dhe trupat e vegjël vërtiten rreth tij.
Përgjatë gjithë historisë shkencëtarët kanë bërë shumë kërkime të cilat kanë sjellë rezultate vërtetë shumë interesante. Para pak kohësh, për shembull, një grup studiuesish kanë zbuluar se përreth diellit gjendet një makinë gjigandteske e quajtur AR 12192.
Sot duam t’ju prezantojmë një shpikje të veçantë që me siguri do t’ju lej me gojë hapur. Sipas një studimi të National Astronomy Meeting, pas 15 vitesh dielli mund të fillojë të flejë.
Shkencëtarët kanë konfirmuar se nga vitit 2030 do të ndodh një lloj ere akullnajore e cila mund të provokojë një reduktim të energjisë së diellit deri në 60%. Padyshim ky fenomen do të ketë pasoja të mëdha në planetin tonë.
Para së gjithash shumë lumenj, liqene dhe lloje të tjera vendesh me ujë do të ngrijnë plotësisht.
Ndër të tjera, shkencëtarët kanë konfirmuar se shumë terrene mund të mbulohen nga bora dhe se bimësia, prej temperaturave, me siguri do të rritet më me ngadalë.
Nuk do të mund të përcaktohen më stinët e nxehta ose të ftohta, sepse toka do të mbulohet nga bora dhe akulli për gjatë gjithë vitit.
Studiuesit kanë thënë se ky reduktim i madh i aktivitetit të diellit mund të zgjasë për rreth dhjetë vjet, pra dekada që nis nga viti 2030 dhe përfundon në 2040.
Ata kanë deklaruar gjithashtu se, nëse në këtë dhjetë vjeçarsh dy valët e aktivitetit të diellit nuk do të jenë në sinkroni mes tyre, fenomeni do të provokojë këtë lloj ere të vogël akullnajore.
Dy valët do të arrijnë njëkohësisht hemisferat e kundërta të diellit dhe në këtë mënyrë do të anulojnë funksionet e të dy pjesëve të diellit. Padyshim shkencëtarët do të vazhdojnë studimet e tyre për ta qartësuar më shumë këtë studim ose përkundrazi mund të hedhin poshtë atë se çfarë kanë deklaruar.
Sa kohë do të mund të jetonte Toka pa Diellin
Astronomët kanë paraparë ciklin ekstrem të Diellit ose thënë ndryshe maksimumin solar. Por, çfarë do të ndodhte sikur Dielli të fillonte të vdiste, ose thjeshtë po të shuhej? A do të mund të mbijetonte Toka e njerëzit? Po të vendosnim një enë me çaj në frigorifer, ajo nuk do të ftohej menjëherë.
Kështu do të ndodhte edhe me Tokën, sikur ta zëmë Dielli të shuhej menjëherë. Toka do të mbetej e ngrohtë, së paku në krahasim me hapësirën rreth saj, disa miliona vite, por çdo gjë në sipërfaqen  e saj do të ndienin ftohjen shumë herët. Gjatë javëve të para temperaturat do të zbrisnin në -17 gradë Celsius,kurse gjatë viteve të para do të arrinte në -73 gradë. Sipërfaqet e të gjitha oqeaneve do të mbuloheshin nga akulli, por kjo shtresë akulli do të mbronte pjesën tjetër të oqeaneve nga ngrirja për disa qindra mija vjet. Disa vite pas shuarjes së Diellit, Toka do të mbërrinte një temperaturë të qëndrueshme -240 gradë Celsius, që është temperaturë identike me atë që do të çlironte zemra e Tokës dhe që Toka do ta çlironte në gjithësi.
Kështu pohon David Steevenson, profesor i shkencave planetare në Institutin për teknologji të Kalifornisë. Nëse do të pyesnit si do të përballonin këtë njerëzit, ka përgjigje dhe zgjidhje. Specia njerëzore do të mund ta mbijetonte këtë duke ndërtuar objekte në fund të oqeaneve, ose duke përdorur energjinë bërthamore ose energjinë gjeotermike të Tokës për ruajtjen e ambientit jetësor. Shembull i shfrytëzimit të energjisë gjeotermike të Tokës është Islanda, ku kjo ndodh tashmë. Profesori i astronomisë në Universitetin e Rochesterit, Erick Bekman, thotë se njerëzimi do të mund të shfrytëzonte ngrohjen nga vullkanet edhe me qindra vite pas shuarjes së Diellit dhe kështu edhe të mbijetonte.
Edhe pse shuarjen e diellit disa nga mikroorganizmat do ta mbijetonin, pjesa tjetër e gjallesave do të jetonin vetëm për një kohë të shkurtër. Fotosinteza do të pushonte së funksionuari menjëherë, kurse shumica e bimëve do të vdisnin brenda pak javësh. Drunjtë e mëdhenj do t’ia dilnin të mbijetonin me dekada në saje të metabolizmit të ngadaltë dhe rezervave të sheqerit. Shumica e gjallesave me mungesë ushqimi në shkallën e fundit shumë shpejt do të zhdukeshin, por ato që ushqehen me mbetjet e tyre do të mund të jetonin edhe për një kohë, deri sa të mos i shfaroste të ftohtit. Dielli ndërkaq nuk e mban në jetë vetëm Tokën, por edhe orbitën. Sikur masa e tij të zhdukej papritmas (edhe pse kjo është e pamundur) planeti thjeshtë do të fluturonte.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here