Itali/ Babë e bir arrestohen brenda pak minutash, akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore

0
113

Dy shqiptarë babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në një hark të shkurtër kohor. Ata u arrestuan në aeroportin e Malpensas, në Milano.

Djali, 26 vjeç po udhëtonte nga Tirana. Por gjatë kontrollit rutinë u zbulua se ai ishte person i kërkuar nga drejtësia italiane.

Më konkretisht, për të riun kishte një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Napolit për shfrytëzim prostitucionit, heqje lirie, trafikim të qenieve njerëzore si dhe emigracion ilegal.

Pak minuta pas arrestimit të tij, babai i djalit u paraqitur pranë për të kërkuar informacion pasi priste që djali ta takonte në terminal.

Babai 56 vjeç gjithashtu rezultoi se kërkohej nga autoritetet zvicerane, i akuzuar për mashtrim.

Të dy babë e bir pas arrestimit u dërguan në burgun e Bustro Arsizio në Vareze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here