Horoskopi 2 Gusht

0
145

Dashi (21 mars- 19 prill)
E keni të rëndësishme të përmbushni ndjenjat fizike. Shijoni përkëdheljet e një personi të dashur. Nëse jeni beqar, mund të gjeni dashurinë në ndonjë vend që njihet për bukuri natyrore. I tërhiqni shumë njerëz me zërin tuaj. Mos hezitoni të prezantoheni me një tip që gjithmonë jua ka ngacmuar fantazinë. Nëse keni fëmijë që duhet t’i ushqeni, është mirë të punoni në ndonjë projekt kreativ.
Demi (20 prill- 19 maj)
Do të nxirrni më të mirën nga vetja nëse bashkëpunoni me persona praktikë. Nëse ka diçka që urreni, është të detyroheni të mbuloni dikë që nuk është i përgatitur për punë. Po ashtu jeni tipa që admironi organizimet e duhura. Për fat të mirë, duket sikur keni bashkëpunëtorë dikë që e di se si duhet t’i kryejë detyrat e veta. Do të çmoni sensin dhe qëndrimin e tyre ndaj punës, derisa ata do të admirojnë refuzimin tuaj për t’i kryer punët shkel e shko.
Binjakët (20 maj- 20 qershor)
Do të ndiheni më të relaksuar nëse kaloni më shumë kohë në shtëpi. Jeni lodhur duke u brengosur që s’mund t’i mbani nën kontroll disa gjëra. Përfitoni nga rasti të fikni telefonin e të përgatisni ndonjë lloj ushqimi. Ftoni miqtë e preferuar të ndani me ta ushqimin. Jepni vetes shpërblim që jeni mjaft të mençur sa për t’i vlerësuar dhuntitë që keni.
Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)
Nuk jeni shumë të motivuar për punë. Faktikisht, disa nga kolegët tuaj do t’ju akuzojnë se po tregoheni shumë dembel. Mos u merrni shumë me këto vërejtje. Zakonisht, jeni tipa që keni aftësi të garoni me të tjerët. Por ritmi i tërbuar brenda ambientit të punës ka nisur t’ju bezdisë. Përfitoni nga rasti për të marrë frymë. Nëse jeni të papunë, kërkoni nga ish-kolegët tuaj t’ju tregojnë nëse kanë dëgjuar për ndonjë mundësi pune.
Luani (23 korrik- 22 gusht)
Përfitoni nga rasti të kultivoni njohurinë për artin. Gjithmonë keni pasur prirje për muzikë, modë dhe film. Mësoni më shumë gjëra për mediumin tuaj të preferuar. Kjo mund t’ju inspirojë të zhvilloni talentin kreativ. Kërkoni rekomandime nga miqtë për disa kurse edukative. Më së miri është të studioni me dikë që është i qetë dhe i durueshëm. Tipat nevrikë ju bëjnë të ndiheni keq.
Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)
Është koha ideale të merreni me çështje biznesi. Nuk duhet të përuleni para një figure me shumë autoritet. Kjo sepse jeni tipa që besoni shumë në aftësitë tuaja dhe jeni të vetëdijshëm për vlerën që keni. Nëse dëshironi rritje page, duhet ta kërkoni. Mos u shqetësoni nëse eprorët tuaj zemërohen nga këto kërkesa. Nëse refuzoni të mposhteni prej tyre, do të përfitoni më shumë. Mendojeni këtë situatë si një lojë.
Peshorja (23 shtator- 22 tetor)
Kaloni më shumë kohë me miqtë. Jeni lodhur duke menduar gjithë kohën për punën. Vizitoni ndonjë muze, shkoni në ndonjë koncert apo shikoni ndonjë film me njerëzit e dashur. Do të ndiheni shumë më të kompletuar. Mos u befasoni nëse ndonjëri prej miqve tuaj fillon t’ju shikojë ndryshe. Jeni shumë atraktivë kur përmbusheni me dashuri për artin. Mos bini shpejt në këto flirtime. Ju të dy mund të krijoni një çift ideal.
Akrepi (23 tetor- 21 nentor)
Nuk jeni gati për një rast të madh. Preferoni të rrini me këto që keni. Nuk është e çuditshme pse njerëzit i përgjigjen me kaq mirësi energjisë suaj. Kur janë në shoqërinë tuaj, miqtë tuaj ndihen të vlerësuar dhe të sigurt. Mos u befasoni nëse dikush i afërt ju kërkon ta shoqëroni në pushime. Jeni tipa shumë të përshtatshëm për shoqëri, sepse dini si të argëtoheni. Po ashtu jeni tipa që rehatoheni me pak komoditet.
Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

E keni në prag një punë që ka të bëjë me artin. Nëse keni qenë duke menduar ta ndërroni vendin e punës, është koha idaele. Punëdhënësi juaj i ardhshëm do të impresionohet nga ngrohtësia dhe karizma juaj. Mos e lini pa i përmendur aftësitë organizative gjatë intervistës për punë. Jeni të lumtur me punën aktuale? Do të merrni kritika pozitive nga klientët. Ata do të ndihen mirënjohës nga aftësitë tuaja për t’i bërë të ndihen rehat dhe të çmuar në kohë stresi.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)
Do të jetë terapi për ju nëse izoloheni në një vend të qetë. Zakonisht jeni tipa që kënaqeni në tollovi dhe keni aftësi të menaxhoni disa projekte në të njëjtën kohë. Tani për tani, jeni lodhur nga festat. Fikeni telefonin dhe qëndroni larg rrjeteve sociale. Lexoni ndonjë libër të mirë që gjithmonë ka pasur efekt në ju. Shumë shpejt, do të vëreni ndryshimin. Nëse jeni lodhur, flini rehat.
Ujori (21 janar- 19 shkurt)
Keni instinkte të mira sa i përket krijimit të sigurisë financiare. Përfitoni nga rasti për të hapur një llogari të kursimeve. Investimet ideale do të përfshinin fusha që lidhen me industritë bujqësore, bankat apo tekstilin. Nëse nuk po mendoni shumë për financat, ka mundësi se do të përfshiheni në një romancë. Mësoni sa më shumë që mundeni për simpatinë tuaj. Në këtë mënyrë do të keni më shumë gjëra për të biseduar.
Peshqit (20 shkurt- 20 mars)
Jeni afër të fitoni një rast për të udhëtuar jashtë vendit. Mos nxirrni arsyetime dhe largohuni për pak kohë. Do të përmbusheni nëse aranzhoni një udhëtim. Bëni sa më shumë hulumtime që mundeni për kulturën e historinë e vendit që do të vizitoni. Në këtë mënyrë, do të lini përshtypje të mirë te vendasit. Gjithmonë ju shpërblehet mundi kur përpiqeni të mësoni diçka për të tjerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here