Voglushi “shtang” Gruevskit, e pret me flamurin kuq e zi (Foto/Video)

0

Ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM Nikolla Gruevski, për së dyti herë e ka vizituar Shipkovicën, për të njëjtin qëllim, çështjen e dëmeve materiale të shkaktuara nga përmbytjet e vitit të kaluar.

Loading...

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve AIM, në këtë rajon janë sanuar 90% e dëmeve, pra janë paguar 500 mijë euro ndaj banorëve të Shipkovicës.

Gruevski është zotuar se do të bëj çmos që t’u del në ndihmë banorëve për sigurimin e një pjesë gurore të fshatit, që paraqet rrezik për banorët.

Ajo çka ra në sy ishte mikriptja e shqiptarëve të Shipkovicës të cilët edhe i ndanë mirënjohje ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski për kontributin e tij për sanimin e dëmeve nga vërshimet e vitit të kaluar.

Gruevski 2

Nuk dihet a ishte e planifikuar por në vizitën e Gruevskit dhe gjatë uljes së tij për të biseduar me banorët dhe duke e shijuar çajin në një kafene, aty afër sillej një vogëlush me maicë me flamurin kombëtar./Telegrafi/

Gruevski 1

Loading...

Lini nje pergjigje