Përgatituni, ja cfarë thonë yjet për muajin GUSHT 2016

0
167
DASHI21. mars – 20. prill

Gjate këtij muaji do i gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur ne çift dhe do ndiheni akoma me mire se me pare. Nga ana tjetër nuk do nxitoheni te merrni vendime. Beqaret do kenë një dite te favorshme për takime, flirtime dhe aventura. Dashuritë e mëdha do duan ende kohe qe te ndodhin. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume here me e mire se me pare dhe do ndiheni me energjike. Ata qe vuajnë nga sëmundje kronike nuk duhet te neglizhojnë mjekimin. Sektori i financave do vazhdoje te mbetet i qëndrueshëm. Do keni mundësi t’i kryeni te gjitha shpenzimet qe keni menduar dhe gjendja do ju mbetet e mire. Ne pune do jeni përtacë dhe mezi do i kryeni detyrat e dhëna. Duhet te ndryshoni sa me pare pasi ne te kundërt mund te keni probleme.

DEMI21. prill – 21. maj

Ky do jete një muaj mjaft pozitiv për te gjithë. Do jeni shume me te përgjegjshëm dhe do mundoheni sa te mundni t’i shmangni konfliktet. Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i kushtoni me tepër vëmendje atyre qe keni ne krah sepse po i late pas dore do ju ikin. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës me disa persona, por pas datës 21 do ndonjë ajo qe aq shume e kane pritur. Jeta do ju marre tjetër drejtim. Shëndeti do jete i mire. Do ndiheni ne forme te shkëlqyer fizike dhe morale. Edhe stresi do marre fund. Financat do jene pak te vështira javën e pare, por situata do përmirësohet shpejt. Do i kaloni vështirësitë me durim dhe këmbëngulje. Ne pune do jeni te komunikueshëm dhe mjaft te vendosur. Gjithçka do ju ece sipas planeve te bëra, mos u shqetësoni aspak.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do keni diskutime te shumta me partnerin tuaj gjate këtij muaji dhe do merrni me ne fund vendimet e duhura. Durimi, toleranca dhe bashkëpunimi janë pikat tuaja me te forta. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë disa persona qe me pare i kane pasur inat dhe i kane neglizhuar. Ja qe ne jete nuk i dihet asnjëherë çfarë ndodh. Gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si pritej. Do keni here pas here disa shqetësime te vogla te cilat nuk duhen neglizhuar. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe kane luhatje tensioni. Buxhetin nuk do e mbani dot te stabilizuar sepse dëshira për te blere gjerat qe ju pëlqejnë do jete e papërmbajtshme. Ne pune do ju duhet me tepër durim dhe këmbëngulje për te arritur majat. Nuk duhet te dorëzoheni nëse nuk ja dilni dot qe me përpjekjen e pare.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ky do jete një muaj dinamik dhe i mbushur me surpriza. Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë mire t’i marrin gjerat sa me shtruar dhe te mos e irritojnë për asnjë çast atë qe kane ne krah. Atëherë kur te mos e presin situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë një jete normale 20 ditët e para, ndërsa me pas do realizojnë takime fantastike dhe jeta do ju marre drejtim tjetër. Shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ne përgjithësi gjerat do ecin mire. Edhe ata qe kane qene te sëmurë do stabilizohen. Ne pune do jeni te pandalshëm dhe do keni me tepër arritje nga sa kishit menduar. Me te privilegjuarit do jene ata persona qe kane profesione te lira, ndërsa te tjerët do i arrijnë me pak me tepër mund ato qe duan.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Pritet qe ky te jete një muaj përgjithësisht pozitiv dhe pa probleme serioze. Ata qe janë ne një lidhje do flasin gjere e gjate me partnerin edhe për çështje qe me pare i kane shqetësuar. Se bashku do gjejnë zgjidhjet e duhura dhe do ndihen me te qete. Nuk do mungojnë as surprizat e here pas hershme. Beqaret do jene te shoqërueshëm dhe te hapur ndaj njohjeve te reja kështu qe kane për te gjetur personin qe do i plotësojë. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i mire, prandaj mire është qe te bëni kujdes. Mundohuni te konsumoni sa me shume lëngje dhe te shmangni yndyrën e tepërt. Financat duhet t’i mbani nen kujdes. Mos kryeni shpenzime kuturu sepse keni për te mbetur pa para. Ne pune nuk duhet te nxitoheni për asgjë sepse po gabuat nuk do e rimerrni dot lehtësisht veten.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë muaj duhet ta shfrytëzoni ne maksimum sepse nuk kane për te ardhur me këto momente. Ata qe janë ne një lidhje do ndihen te plotësuar dhe nuk do kenë çfarë te kërkojnë me shume nga partneri i tyre. Surprizat do jene te njëpasnjëshme dhe ne momentet qe me pak e prisni. Beqaret do realizojnë disa takime, por do kenë frike te hedhin hapa. Ka mundësi qe një pjese te vazhdoje te qëndrojnë me statusin qe ka. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por shqetësimet do jene momentale. Mos u alarmoni për asgjë. Ne planin financiar nuk priten vështirësi. Ndihma e familjareve do jete tejet e vyer. Ne pune jo vetëm qe do ju ecin gjerat mire, por mund te keni edhe ndryshime te pozicionit. Fitimet do jene me te mëdha.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Këtë muaj jeta ne çift do jete me ne qendër te vëmendjes se kurrë me pare. Here pas here do jeni posesive dhe te palogjikshëm, por ne tërësi do silleni mire me atë qe keni ne krah. Nuk do e kërkoni me ngulm autonominë, përkundrazi do dini gjithmonë si te veproni ne momente te ndryshme. Beqaret do i pranojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen dhe do njihen me te gjithë para se te hedhin hapa. Kjo do jete gjeja me e mire qe mund te bëjnë. Shëndeti nuk do jene ne formën e duhur. Çlodhuni here pas here dhe ushqehuni si duhet qe ta rimerrni shpejt veten. Financat do jene te lëkundura gjate gjithë kohës. Shpesh mund te gjendeni edhe ne vështirësi, por nuk bëtë kujdes. Ne pune do jeni perfeksioniste dhe nuk do kënaqeni me pak. Ne fakt rruga drejt suksesit do jete e garantuar.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Muaj shume i paqëndrueshëm dhe i mbushur me sfida. Ata qe janë ne një lidhje nuk do bëjnë as përpjekjen me te vogël për ta çuar përpara lidhjen e tyre. Nëse nuk silleni mire me partnerin dhe nuk e toleroni atë, keni për te pasur probleme serioze. Beqaret do jene sharmante dhe do joshin gjate gjithë kohës. Shume prej tyre do arrijnë t’i bëjnë për vete personat qe pëlqejnë. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dita ditës. Do ndiheni shume here me te qete pas javës se dyte. Financat nuk mund te përmirësohen me magji. Tregohuni te kujdesshëm dhe menaxhojini si duhet ato qe do keni ne dore. Ne pune duhet te ndërmerrni iniciativa dhe te jeni me te përgjegjshëm. Me pak mundim do arrini me shume nga sa e kishit menduar dhe kjo do sjelle edhe përfitime financiare.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë muaj duhet te merreni qe ne fillim me zgjidhjen e problemeve sentimentale pasi nëse situata ndërlikohet me tepër nuk do mundni dot te bëni asgjë dhe do vije ndarja shume shpejt. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar dhe te njihen mire me disa persona para se te hedhin hapa. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm për pjesën me te madhe. Shqetësimet do jene te vogla, por te vazhdueshme dhe bezdisëse. Financat nuk do jene problematike. Përfitoni nga situata për te bere edhe investimet e menduara prej kohesh sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh. Ne pune do keni sukses te garantuar. Mund te rriteni ne detyre ose mund te merrni shpërblime te majme. Me te privilegjuarit do jene financiaret dhe ata qe punojnë ne arsim.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Muaj i mire për çdo sektor. Nëse jeni ne një lidhje dhe prej kohesh keni debate me partnerin, qëndroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni me kujdes për atë qe duhet te bëni. Me inat asgjë nuk mund te behet, ndërsa me durim mund te arrihet gjithçka. Beqaret nga ana tjetër do ndihen me ne fund te lumtur sepse do gjejnë dashurinë qe ne javët e para. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dhimbjeje koke ne rastet e lodhjes ekstreme dhe dhimbjes se parkut. Financat do jete te qëndrueshme. Përfitoni për te hequr ndonjë para mënjanë si dhe për te shlyer disa borxhe te vjetra. Ne pune do veproni me diplomaci dhe do arrini atje ku dëshironi. Qetësia do jete pika juaj me e forte dhe mosbesimi tek disa persona. Po vazhduat kështu keni për te pasur ndryshime drastike dhe fantastike.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Muaj konfliktual dhe i mbushur me probleme ka për te qene ky i sotmi për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak durim dhe do acaroheni për gjene me te vogël. Ne fakt ky do jete një problem qe do sjelle goxha pasoja. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do ju bëhen pasi ne këtë mënyrë do mund te fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Pi i neglizhuan te gjitha kane për te mbetur gjate ashtu si janë. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla ditët e para, por asgjë për t’u alarmuar. Pas javës se pare gjendja do jete goxha e mire. Financat mbajini gjithë kohës nen kontroll sepse nëse fillojnë problemet zor se do dilni pa u dëmtuar rende. Ne pune do ndërmerrni edhe rreziqe vetëm e vetëm qe te arrini atje ku keni dashur. Do ja dilni mbanë dhe do ndiheni te plotësuar tërësisht.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Muaj jo shume pozitiv do jete ky qe po vjen. Ata qe janë ne një lidhje do kenë here pas here debate me partnerin dhe nuk do ndihen te qete. Asnjeri nuk do e hape rrugën dhe secili do mendoje se ka te drejte. Po vazhduan kështu shume shpejt kane për t’u divorcuar. Beqaret nga ana tjetër do kenë një muaj te mbushur me surpriza. Do joshin gjate gjithë kohës dhe do marrin edhe propozime nga persona interesante. E rëndësishme është qe deri ne fund te muajit do kenë ndryshime te statusit. Gjendja shëndetësore do jete disi e paqëndrueshme edhe për shkak te motit. Buxheti do doje kohe qe te stabilizohet plotësisht, kështu qe mos u bëni te paduruar. Ne pune duhet t’i bëni sytë katër sepse po filluan problemet keni për te pasur probleme vërtet serioze.

JU MUND TI PËLQENI

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here